Deklarimi i parave Cash në doganë

hazelnut

Member
Nëse kam shumë para Cash me vete kur kaloj doganën, a duhet t'i deklaroj patjetër apo nuk ka problem? Di që ka një formular deklarimi për paratë Cash, por nuk jam e sigurt se në cilat raste duhet kërkuar.
 

suits

Member
Sipas Drejtorise se Doganave, deri ne shumen 10 000 Euro nuk ka nevoje te deklarosh, por duke filluar nga shuma 10 000 Euro, duhet plotësuar formulari për raportimin e transportit të vlerave në kufi. Lexo kete njoftim per me teper informacion: http://www.dogana.gov.al/c/174/195/deklarimi-i-parave.
  • Bazuar në ndryshimet e ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, i ndryshuar, Administrata Doganore njofton të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.
Ki parasysh qe duhen deklaruar edhe sendet me vlere, nese vlera e tyre e kalon ate shume. Gjithashtu, edhe nese parate nuk jane ne pronesine tuaj, duhen deklaruar gjithsesi.
 
Top