Deklarimi gabim i librit të shitjeve dhe TVSH-së

Anisa

Well-known member
Deklarova librat tatimor dhe TVSH-në për muajin e kaluar, por pash që tek libri i shitjeve kisha harruar një faturë. Tani i bije që kam deklaruar gabim librin e shitjeve dhe TVSH-në. Ka problem nëse bëj modifikim, po me tvsh çfarë ndodh? Marim gjobë për këtë? (Jam shumë në stres mos më bërtasin shefat për këtë)
 

meri72

Well-known member
Mos u bëj merak Anisa, se asnjë gjë nuk ndodh. Gjobë merr nëse nuk do kishe bërë deklarimin në afatin e caktuar.
Mund ti bësh modifikim që të dyjave, duke shtuar librin e saktë të shitjeve dhe ndryshuar vlerën e TVSH-së. Por ndërkohë libri dhe TVSH-ja që ke deklaruar aktualisht do të ngelet, dmth në listën e librave apo TVSH-së së dorëzuar do të kesh nga dy për gushtin. Një, ajo që ke deklaruar në fillim dhe tjetra e sakta. Tatimet marrin parasysh gjithmonë të fundit.
 

krista

Well-known member
Edhe po ti lesh ashtu sic i ke deri kur te behet deklarimi i blilancit per vitin 2020, nuk ka asnje penalitet. Ndonjehere eshte me mire te mos i modifikosh librat tatimor dhe tvsh deri ne fund te vitit, se deri atehere mund te lindi nevoja per ndryshime te tjera. I ruan te gjitha ndryshimet qe ke per te bere, dhe ne fund i bene njehere e mire.
 
Mesa kam dëgjuar, se di se sa e vërtetë është, disa ekonomistë e kanë si "praktikë pune" që këto deklarimet i bëjnë me vlerë 0, vetëm që të mos marrin gjobë për mosdeklarim në kohë. Më pas i plotësojnë me kalimin e kohës.
 
Top