Dalja në pension

heisenber9

Well-known member
Mosha ligjore e ''pensionimit'' është rritur shumë krahasuar me brezat e mëparshëm, por disa nuk i pengon për të punuar edhe pas këtij kufiri. Këtë praktikë e ndjekin edhe disa prej njerëzve më të pasur në botë.
Ju do ta linit biznesin/ punën nëse keni arritur një shumë të mjaftueshme lekësh sa për të patur një jetesë të kënaqshme pa qenë nevoja të punoni më?
 

understudy

Well-known member
Po. Do kisha me teper kohe te beja gjerat qe kam dashur gjithmone dhe qe nuk i kam bere prej angazhimeve te punes, te udhetoja, te mesoja nje gjuhe te re, te zbuloja pasione te reja. Jam kunder idese qe njeriu duhet te kete patjeter nje pune pe te qene i plotesuar apo i dobishem per shoqerine.
 

heisenber9

Well-known member
Personalisht do doja ta vazhdoja punën deri sa të mundem të punoj dhe jo vetëm për të bërë më shumë lekë. Thjesht jeta sedentare nuk është për mua. @understudy ja e bëre edhe atë udhëtimin që ke dashur gjithmonë. Po pastaj?
 

Drishti

Well-known member
Une s'kam arritur akoma te tridhjetat por sikur te kisha aq leke sa te mos punoja me s'do te punoja as edhe nje dite
 

oaky

Well-known member
Nuk mendoj se do te shkoja perdite ne pune si tani, po nuk e imagjinoj dot ta le biznesin fare pas daljes ne pension. Eshte si me femijet qe sa qe te jene te rritur, do qe t'i kesh ne kujdes
 

Elis Regina

Active member
Po. Do kisha me teper kohe te beja gjerat qe kam dashur gjithmone dhe qe nuk i kam bere prej angazhimeve te punes, te udhetoja, te mesoja nje gjuhe te re, te zbuloja pasione te reja. Jam kunder idese qe njeriu duhet te kete patjeter nje pune pe te qene i plotesuar apo i dobishem per shoqerine.
Udhetime, gjuhe te reja, pasione te reja. Te gjitha disa vite para pensionit i ke planifikuar?!
 
Top