Cili/a është sipërmarrësi/ja që ju inspiron më tepër?

Dhurata

Well-known member
Unë e pash idenë e biznesit tënd për kuriozitet dhe nëse ti e sjell në mënyrë të veçantë, nëse je kreative dhe inovatore do kesh sukses menjëherë dhe nuk ke pse pret vite. Po e pe keq pastaj zgjidh rrugën e lehtë aty është nuk e humbet kurrë fuqinë 😂
Po dhe kështu do të jem dhe unë pjesë e 100% të shqiptarëve që zgjedhin atë rrugë :giggle:
 

Tiku

Member
Emrat e permendur me lart jane shume cliche, me shume personazhe mediatike dhe te lidhur me politiken, pa u ballafaquar me nje treg konkurrueshmerie te barabarte dhe normal.

Personalisht mendoj se te admirosh dike per suksesin e tij nuk mjafton vetem aftesia e tij per te qene i pasur per veten e tij duke perdorur cdo forme.
Une vleresoj 1 biznesmen shqiptar qe prodhon ne Shqiperi dhe shet jashte Shqiperise. pra sjell valute, forcon ekonomine vendase, rrit punesimin dhe nuk varet nga allishverishet me tendera publike dhe te jete i kapur nga politikanet apo qeveritaret.

Ne kete pike Agron Shehaj eshte modeli perfekt dhe inovatori qe futi i pari Call Centers ne Shqiperi, duke i dhene vlere mijera te rinjve shqiptare qe kishin mesuar 1 gjuhe te huaj rastesisht apo per qejf (italishten konkretisht).
Ai natyrish nuk ka ngelur me aq, vazhdon fuqishem me bizneset e veta tashme ne fushen IT etj, por i heq kapelen qe prodhon brenda dhe shet jashte, pa u varur nga ujqerit ketu apo tu lepihet qeveritareve, per afera apo favore ne biznes. Pra ai synon tregun jashte vendit, se te luftosh per tregun brenda i ndare me parcela private do dhembe te forte jo thjesht te jesh i zgjuar apo inovator.

I dyti qe me ka bere shume pershtypje per modernizimin shume te hershem, eshte Megatek, dmth vizioni i pronarit te tij, qe nuk ia di emrin.
Megatek ka vite qe funksionon si dyqan online, me nje sherbim support dhe delivery per tu pasur zili (kam vite qe blej online aty) dhe 1 database gjigande te te gjithe produkteve me detaje, foto, pershkrime, dhe te updejtuara njelloj si Amazon pa e ekzagjeruar do thoja.
Ne kete pike ai ofron vlere te shtuar per klientin vendas, pasi ofron produkte cilesore me kosto te ulet relativisht duke e krahasuar me vendet e rajonit gjithashtu i shkurton kohe shume te cmuar konsumatorit me komfortin e blerjeve online te nje game pafund produktesh.
 

jubei

Well-known member
Megatek është shoqëri aksionare, pra nuk ka një pronar të caktuar. Por jam dakord për organizimin e tyre online. Kanë mijëra produkte, dhe i manaxhojnë goxha mirë në faqen e tyre online. Nuk do thoja ama që kanë produkte cilësore. Të gjitha produktet e tyre janë kineze. Kam blerë disa herë nga aty dhe produktet kanë qënë gjysmën e herëve me difekt. Tani nuk blej më.
 
Top