Cili/a është sipërmarrësi/ja që ju inspiron më tepër?

Secili prej nesh ka një figurë që e admiron në fushën e tij. Mua personalisht më pëlqen Samir Mane nëse flasim për sipërmarrës shqiptarë.

Po për ju cila është kjo figurë? Do të më pëlqente të përmendnim dhe tu jepnim rëndësi edhe emrave shqiptarë.
 
krista

Well-known member
Sa per emra shqiptare, nuk me vjen ndermend nje shembull i mire per t'u ndjekur. Kemi disa njerez te pasur, por jo dike qe te te frymezoje si sipermarrres. Sapo zbulon dike qe ka patur sukses, merr vesh se si e ka arritur ate sukses dhe zhgenjehesh. Do te thoja qe shembuj te mire jane disa njerez qe i njoh personalisht, por qe nuk jane te famshem.
 
Dhurata

Jam dakort me ty në fakt në Shqipëri asnjë sipërmarrës nuk ka qenë të paktën njëherë i përfshirë në punë të pista!
 
Po sipërmarrësit shqiptarë që jetojnë jashtë? Ata mund të kenë jetuar për një kohë në Shqipëri dhe kanë gjetur mundësi të krijojnë biznese të suksesshme jashtë. Mendon se u është vlerësuar vjedhja, droga, krimet apo aftësia dhe puna e palodhur?
 
Mund të kenë gjetur dhe jashtë hapësirë për punë të pista kush e di?!
 
Dhurata

Well-known member
Nuk besoj se e kanë fatin të gjithë të krijojnë lidhje aq të forta jashtë sa të rrezikojnë bizneset duke u përfshirë në punë të jashtëligjshme
unë përsëri mendoj se shqiptari zgjedh rrugën më të lehtë, do të kap majat menjëherë dhe kjo lidhet me natyrën tonë
 
Dhurata

Well-known member
Çfarë natyre? se po kalon në paragjyklim se dhe ti shqiptare je mos harro
Shiko, të flasim drejt dhe të rrimë shtrembër dhe unë po të doja të bëja lekë menjëherë do kaloja direkt në punë të pista, puna e ndershme do të më merrte shumë vite. Unë dua të hap një biznes siç e kam thënë dhe po has shumë vështirësi. Po paguaj shumë për të qenë brenda ligjeve dhe smund të kem suksesin e bizneseve të atyre "punëtoreve".
 
Unë e pash idenë e biznesit tënd për kuriozitet dhe nëse ti e sjell në mënyrë të veçantë, nëse je kreative dhe inovatore do kesh sukses menjëherë dhe nuk ke pse pret vite. Po e pe keq pastaj zgjidh rrugën e lehtë aty është nuk e humbet kurrë fuqinë 😂
 
Top