Cili është kriter më i rëndësishëm për të zgjedhur punonjësit?

$hrek

Active member
Është hera e parë që po punësoj dikë dhe jam në dilemë se kë të zgjedh. Kam kandidatë që më pëlqejnë si personalitet dhe mendoj se do të përshtateshim shumë mirë, por nuk janë mjaftueshëm të kualifikuar. Ata që janë më të kualifikuar, nuk më lanë përshtypje shumë të mira në komunikim dhe nuk do të isha shumë entuziast për të punuar me ta.

Cili kriter mendoni se është më i rëndësishëm për një punonjës, personaliteti apo kualifikimet? Duke qenë se më ka ndodhur të punoj me njerëz që nuk më pëlqenin shumë, nuk do të doja që të zgjidhja vetë punonjës që mendoj se nuk përshtaten me mua dhe me të tjerët, por nga ana tjetër them se nëse e bën punën në rregull, nuk ka ndonjë arsye për të mos i marrë.
 

jubei

Well-known member
Nëse puna nuk është shumë urgjente dhe ke mundësi ta marrësh shtruar, merr atë me të cilin/ën shkon më mirë. Nëse të duhet të mbarosh punë se s'bën, atëherë ndoshta i ke duart të lidhura.

Parasysh që ndonjëherë edhe fillestarët arrinjë të bëjnë punë të mirë.
 

summer vibes

Well-known member
Ideale eshte t'i kete te dyja, por shume veshtire te gjesh dike te tille. Nese ke kohe te merresh vete dhe ta trajnosh, mund te marresh dike qe nuk eshte i kualifikuar, por zakonisht punonjesit merren qe te te zgjidhin nje pune, jo qe te merresh ti me ta.

Varet edhe se cili eshte problemi qe nuk te pelqyen kandidatet e kualifikuar. Nese thjesht kishin personalitet te ndryshem, nuk ka ndonje problem se s'po i ben shoke, por po i merr ne pune. Nese kishin ndonje problem me te rendesishem, per shembull kane qene te pasjellshem dhe arrogante, atehere nuk ia vlen.
 

stark

Well-known member
Po ka te beje dhe arsyeja pse nuk i kane kualifikimet e duhura. Kur dikush per shembull ka mbaruar nje shkolle, po nuk eshte i kualifikuar per ate dege qe ka mbaruar, cfare te siguron qe do arrije te kualifikohet nepermjet trajnimit te punedhenesit?

Pastaj, nuk duket gjithmone personaliteti ne interviste, sepse mund te jene te emocionuar, dhe s'mund t'i gjykosh vetem nga intervista.
 

ervis

Member
Pastaj, nuk duket gjithmone personaliteti ne interviste, sepse mund te jene te emocionuar, dhe s'mund t'i gjykosh vetem nga intervista.
Po nga do t'i gjykojme? :unsure:

Nga eksperienca ime, shumica e aftesive mesohen, por personalitetit nuk ke cfare i ben. S'po them te punesosh vetem njerez me te cilet do te shoqeroheshe edhe pas pune, por pak perputhje duhet te kete.
 

oaky

Well-known member
por nga ana tjetër them se nëse e bën punën në rregull, nuk ka ndonjë arsye për të mos i marrë.
Kur problemi qe ke patur me kandidatin nuk eshte dicka qe do te ndikoje ne pune, atehere sic e thua dhe vete nuk ke arsye per te mos e zgjedhur. Por, zakonisht mosperputhja ne karakter do te ndikoje edhe ne pune.

Pastaj, nuk duket gjithmone personaliteti ne interviste, sepse mund te jene te emocionuar, dhe s'mund t'i gjykosh vetem nga intervista.
Nese te krijojne pershtypje te keqe edhe ne interviste, kur supozohet te jene duke paraqitur me te miren e tyre, imagjino kur te filloje pune dhe te nisin streset, lodhja, mosmarrevesshjet, etj.
 

Dhurata

Active member
Mendoj se soft skills janë ato që kanë rëndësi, pra aftësia komunikuese, fryma e bashkëpunimit, karakteri dhe energjia që të përcjell. Personi mund të mos jetë i kualifikuar, por zakonisht ata që janë në fillimet e tyre japin maksimumin nga vetja. Sidoqoftë mendoj se një punonjës i ri qoftë ai i kualifikuar apo jo duhet trajnuar fillimisht dhe pastaj të bashkohet me ekipin.

Ndoshta kohëzgjatja e trajnimit është ajo që ndryshon te dy personat, sepse dikush i kualifikuar mund të ecë me ritme më të shpejta. Por, midis punonjësit të kualifikuar dhe atij jo të tillë zgjidh atë të cilin mendon se në përfundim të trajnimit do të ketë rezultate të mira, por dhe personalitet të mirë!
 
Top