Cilat janë hapat për krijimin e një biznesi online?

Dhurata

Active member
Dëshiroj të krijoj një biznes online për shitjen e orave handmade, të cilat importohen nga Hollanda dhe do të shiten në Shqipëri. Orat janë të punuara me dorë dhe material druri. Sigurisht, duke u kujdesur për natyrën, për çdo orë të blerë mbillen 3 pemë të reja.

Jam shumë e paqartë në lidhje me hapat që ndiqen për krijimin e një biznesi online. Çfarë udhëzimesh mund të më jepni?
 

jubei

Well-known member
  • Ose do i shesësh në një platformë ekzistuese tregtare
  • Ose do i shesësh në faqen tënde
  • Ose nëpërmjet rrjeteve sociale
Duhet të mendosh dhe për dorëzimin.
 

CoCo

Well-known member
Te keshiilloj ta nisesh nga rrjetet sociale. Fillo te hapesh llogari ne rrjetet sociale kryesore dhe nis fushatat qe biznesi te filloje te njihet. Shitjet mund t'i besh edhe nga rrjete sociale fillimisht, nese nuk do te investosh ne nje website apo platforme shitjesh online qe tani. Ki kujdes me importimin, duke patur parasysh situaten e tanishme, dhe fillo te mendosh edhe per shperndarjen e produkteve me pas te klientet.
 

meri72

Well-known member
Fillimisht duhet ta regjistrosh. Regjistrimi i biznesit online eshte njelloj si regjistrimi i cdo biznesi tjeter. Ki parasysh qe edhe pse eshte online, te duhet nje ambient fizik qe ta regjistrosh si adrese te biznesit. Mund te jete edhe shtepia jote.

Pastaj hapat e tjera varen nga target groupi qe synon t'i kesh si kliente. Mund te zgjedhesh te kesh nje website ose te shesesh nepermjet rrjeteve sociale, etj.
 
Mund ta nisësh biznesin nga reklamimi në rrjete sociale, por nëse e do patjetër online duhet ta regjistrosh ky është sugjerimi im kryesor. Qoftë dhe vet idenë e biznesit që ke mund të marrësh patentë për të që të kesh mbrojtje ligjore.
 

rashomon

Well-known member
Nëse do të importosh sasi të madhe produktesh duhet kesh dhe ambient magazinimi të përshtatshëm. Gjithashtu, kujdesu që produktet të nisen me paketim të përshtatshëm që të mos dëmtohen gjatë rrugës. Njoh njerëz që i paketojnë në mënyrë të tillë që të zënë sa më pak vend gjatë transportit dhe si përfundim kanë humbur më tepër ngaqë produktet janë dëmtuar.
 

Rasha

Member
Une te sygjeroj qe te jesh prezente ne te gjitha platformat online(sidomos ato me te perdorurat).Keshu ke mundesi qe te rritesh prezencen online.
 
Top