Cfare shkruhet ne nje blog?

CoCo

Well-known member
Sapo kam hapur nje blog per biznesin tim, meqenese nje nga punonjesit qe merrren me marketingun me tha qe eshte nje menyre shume e mire reklamimi. Biznesi im konsiston ne nje rrjet dyqanesh rrobash, dhe qellimi i blogut eshte qe te terheqe sa me shume kliente te rinj dhe te mbaje te interesuar klientet besnike qe kam. Por une nuk kam ndonje ide se per cilat tema te shkruaj, sa shpesh duhet ta bej, sa te gjata duhet te jene postimet, etj. Idete dhe keshillat jane te mirepritura
 

name of the rose

Well-known member
Shkruaj për tema që i ke përzemër dhe vetë, ose vëre veten në vend të klientëve dhe mendo çfarë do të të pëlqente të lexoje nga dikush i fushës së modës. Për shembull mund të shkruash për trendet më të fundit të sezonit, dhe ta shoqërosh postimin me foto të veshjeve nga dyqanet e tua. Ose kombinimet e tua të preferuara, përsëri të shoqëruara me foto. Lexo blogje të tjera të fushës dhe merr disa ide se çfarë të shkruash. Kryesisht duhet të jetë një punë që ta bësh me qejf, të shkruash për atë që të pëlqen.
 

alkimisti

Well-known member
Alamet punonjesi marketingu paske qe ste ka dhene asnje udhezim. Postimet sduhet te jene sa nje roman se nuk do t'i lexoje njeri, 4-5 paragrafe mjaftojne. Bej nje kalendar postimesh qe te organizohesh, sa shpesh varet sa kohe ke ti, sa me shpesh aq me mire. Jam dakort me @name of the rose , duhet t'i shoqerosh me foto
 

Waldo

Well-known member
Ke edhe shume aplikacione qe mund te te ndihmojne me organizimin e blogut dhe se sa apo cfare te postosh.
 
Top