Cfare mendoni per 5G?

stark

Well-known member
Besoj se duhet t'i keni degjuar teorite konspirative qe teknologjia 5G eshte e demshme per shendetin, madje qe eshte dhe shkaktare e koronavirusit. Mendoni qe ka vend per t'u shqetesuar apo jane thjesht fushata keqinformimi dhe paranoje per te penguar zhvillimin e nje teknologjie te re?
 

$hrek

Active member
Më duket më tepër kjo e dyta. Konkurrenca për 5G është shumë e madhe, dhe mendoj që kompanitë e telekomunikacionit që kanë mbetur mbrapa me implementimin e 5G, po përpiqen ta sabotojnë si teknologji, që konkurrentët të mos përfitojnë.
Sa për atë teorinë që 5G shkakton koronavirusin apo ndihmon në përhapjen e tij, më duket thjesht produkt paranoje. Koronavirusi përhapet në qytetet e mëdha ku ka më shumë kontakte. Gjithashtu dhe 5G është implementuar në qytetet e mëdha fillimisht. Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, correlation is not causation.
 

jubei

Well-known member
Për mendimin tim është konspiracion i krijuar nga njerëz që po vdesin për pak vëmendje.
 

alkimisti

Well-known member
Konkurrenca për 5G është shumë e madhe, dhe mendoj që kompanitë e telekomunikacionit që kanë mbetur mbrapa me implementimin e 5G, po përpiqen ta sabotojnë si teknologji, që konkurrentët të mos përfitojnë.
Mund te jete dhe e kunderta, qe per shkak te konkurrences duan te nxitojne ta nxjerrin ne treg dhe nuk po bejne testimet e duhura. Jetojme ne nje kohe qe disa kompani te fuqishme jane me te pushtetshme se qeverite dhe nuk do te ishte aspak cudi te lejohen te nxjerrin teknologji te reja, pavaresisht se mund te jene te demshme per shendetin, vetem e vetem qe te kene perfitime.

Nuk di te them nese 5G eshte me te vertete e demshme, se nuk jam as i fushes se mjekesise dhe as i fushes se teknologjise, por mendoj qe eshte i shendetshem fakti qe opinioni publik i ndjeshem ndaj ndryshimeve teknologjike dhe kerkon testime dhe siguri para inovacionit. Me mire hapa te vegjel e te sigurt se sa te pendohemi vite me vone, keshtu qe sa me shume zhurme online per 5G aq me mire.
 
Top