Cfare mendimi keni per manaxhimin e situates deri tani?

Bledar

Well-known member
Kam qene nje nder ata qe isha i sigurt per nje perseritje te situates se Italise edhe ketu, duke marre parasysh gjendjen e sistemit tone shendetesor, por numri i te infektuarve deri tani nuk eshte aq i larte sa kisha frike qe do te ishte. Nga ana tjeter, masat e marra nga qeveria jane me ekstreme se c'i prisja.

Cilat jane pershtypjet tuaja per manaxhimin e situates deri tani? Mendoni se jane ndermarre veprimet e duhura apo mund te behej edhe me mire?
 

SH 1703

Fjal pak, pune shume
Super manaxhim dhe pse masat duken ekstreme por jane te konsuliduara duke marre parasysh sistemin tone shendetsor. Shteti Shqiptar po ja del per bukuri te mbroj banoret e vete. Nje shtet si ne qe kemi patur kontakt me nje nga shtet me te rrezikshme me covid-19 sic eshte Italia mendoj qe u perballu me sukses. Shpresoj qe tani me riatdhesimin te ndjeken hapat sic duhen dhe mos te na dal karantinimi nga duart.
 

jubei

Well-known member
Mirë ia dolëm me koronën por të shohim si do ia dalim me reçesionin ekonomik. Njerëzve po i mbarojnë lekët, gjithashtu shoh që po fillojnë disa të mos dëgjojnë më e të dalin. Nuk besoj se zgjat shumë akoma.
 

krista

Well-known member
Besoj se rreziku nuk ka kaluar akoma, dhe shpresoj qe te mos fillojme te marrim vendime te gabuara tani. Si pronare e e nje nga bizneseve qe jane akoma te mbyllura, do te thoja qe e ardhmja nuk duket shume e mire. Edhe sikur te kualifikohemi te keto paketat e ndihmes se qeverise, prape nuk jane te mjaftueshme per te mbuluar demet. Dmth jam e kenaqur qe shifrat e te infektuarve nuk i kane kapur mijerat po halli eshte cfare do te ndodhe me pas.
 

jubei

Well-known member
Me sa duket do jepet një ndihmë edhe për bizneset që nuk u mbyllën, pra ndihmë për ata që nuk u përfshinë te paketa e parë. Tani një gjë nuk kam kuptuar, nqs i ke paguar punonjësit, si i bie? Ata e morën rrogën, tani do marrin prap nga shteti? Ose nqs nuk i kam paguar akoma, i bie të mos i paguaj e ti them prisni se jua jep qeveria? Nuk më duket e mirë kjo.
 

Genti

Member
Pervec mbylljes ne shtepi, venis se drynit bizneseve dhe ndalim qarkullimit asnje lloj manazhimi nuk shikoje. kaos ne drejtim te marrjes se lejeve per te qarkulluar dhe 23 ore iyolim dhe nje ore ku ti mund te merrje cfare do lloj virusi te mundshem, ne asnje njesi qe kam vajtur nuk kam pare qe te ishte marre ndonjemase. pale po te flasim per paketat e ndihmes ndaj biznesit. Perfaqsoje nje biznes aplikova per leje te Policia Rrugore dhe akoma sme kane kthyer pergjigjje, shitje nuk realizova punetoret nuk i hoqa se degjova thirrjen e kryeministrit qe te mos heqim asnje dhe ne fund tatimet me kthyen pergjigjje qe nuk perfiton sepse je ne grupin e bizneseve qe lejohet te ushtroje aktivitet nderkohe qe leje smu dha asnjehere. Pa fol per njerezit ne nevoje. Mendoj se Shteti pas termetit te pare duhet te kishte filluar te investohej ne emergjencat civile se beri as pas termetit te dyte dhe pandemia i zuri te papergatitur.
 

jubei

Well-known member
Me sa di nuk kishte nevojë të merrje leje për të punuar, lejet janë për të qarkulluar. Por jam dakord që shumë gjëra duken fare random, nuk janë manaxhuar siç duhej, dhe masat shtrënguese ishin pak ekstreme. Qeveritë kanë hallin e votave, jo hallin e njerëzve.
 

Genti

Member
Patjeter qe duhet te pajiseshe me leje sidomos ne rastin kur duhet qe te dilje jashte qytetit per ne qytete te tj. Ne plotesonim fashen si biznes i vogel dhe ne lidhje me qarkullimin por tatimet na klasifikuan si biznes qe ishim te lejuar dhe portali e-albania si biznes qe nuk bente pjese ne lusten e aktiviteteve te hapura. Por une kam nje pyetje per forumin.
Po per bizneset e reja qe jane hapur ne 2019 dhe qe jane te parat qe jane demtuar a sduhet qe te ishin kriter per tu kompesuar dhe kredituar qe te mos dekurajoheshin dhe te falimentonin? Besoj se e keni parasysh qe kur lind nje biznes i ri ne treg ka kaluar permes nje procesi te rendesishem perpara se sa te Rregjistrohej dhe nqs falimenton sa keq eshte per ekonomine e nje vendit sepse kur vret shpresen smund te kete me besim ne te tj iniciativa e ndermarrje risku.
 

oaky

Well-known member
shitje nuk realizova punetoret nuk i hoqa se degjova thirrjen e kryeministrit qe te mos heqim asnje dhe ne fund tatimet me kthyen pergjigjje qe nuk perfiton sepse je ne grupin e bizneseve qe lejohet te ushtroje aktivitet nderkohe qe leje smu dha asnjehere.
Mos degjo ca thote kryeministri ne Facebook, po te keshilloj te lexosh vendimet zyrtare qe nxjerr. Me keto lajmet dhe postimet e Facebook-ut te duket sikur po ndenjem ne shtepi u zgjidh gjithcka. Po te lexosh VKM-te, e shikon nese kualifikohesh per te perfituar apo jo. Te e para nuk futesh nese nuk ke qene ne listen e bizneseve te mbyllura, po mbase kualifikohesh per paketen e dyte. Vendimet zyrtare mund t'i gjesh ne kete faqe https://qbz.gov.al/
 

Genti

Member
Deri pa dale vendimet ate do degjoja se skam pas ke te degjoja tjeter. Kur dolen vendimet ne prill u be e qarte 🤔 per paketen e pare (Mars). Por as te e dyta nuk perfiton sepse pavaresisht se je te fasha perfituese njesoj si ne te paren ai te skualifikon te ajo qe je aktivitet qe je lejuar te ushtrosh aktivitetin kur nderkohe ste jepet leje per te qarkulluar. Vella gjoba eshte e larte po te kapen me nje makine pa leje ligji e thote dhe ashtu dhe keshtu se kuptojne ata qe e shkruajne jo me policat qe te ndalojme ne mes te rruges e te bejne shembull sdua ti futem mekanizmit te drejtesise se mje ne pastaj.
 

hazelnut

Member
Patjeter qe duhet te pajiseshe me leje sidomos ne rastin kur duhet qe te dilje jashte qytetit per ne qytete te tj. Ne plotesonim fashen si biznes i vogel dhe ne lidhje me qarkullimin por tatimet na klasifikuan si biznes qe ishim te lejuar dhe portali e-albania si biznes qe nuk bente pjese ne lusten e aktiviteteve te hapura. Por une kam nje pyetje per forumin.
Po per bizneset e reja qe jane hapur ne 2019 dhe qe jane te parat qe jane demtuar a sduhet qe te ishin kriter per tu kompesuar dhe kredituar qe te mos dekurajoheshin dhe te falimentonin? Besoj se e keni parasysh qe kur lind nje biznes i ri ne treg ka kaluar permes nje procesi te rendesishem perpara se sa te Rregjistrohej dhe nqs falimenton sa keq eshte per ekonomine e nje vendit sepse kur vret shpresen smund te kete me besim ne te tj iniciativa e ndermarrje risku.
Lëvizja ndërmjet qyteteve ka qenë me të vërtetë problem, dhe shumë biznese lejoheshin të punonin, por nuk kishin leje për të qarkulluar. Edhe bizneset e reja duhet te kenë një trajtim ndryshe. Këto paketat e ndihmës i kanë futur të tërë në një thes, ndërkohë që bizneset kanë patur probleme të ndryshme. Në rastin e atyre që kanë patur humbje për shkak të ndalimit të qarkullimit, duhet të ketë një dëmshpërblim të caktuar. Bizneset e reja duhet të kenë edhe ato një paketë të veçantë, sepse nuk mund të krahasohen me kompanitë e konsoliduara që kanë marrëdhënie prej vitesh me klientët dhe nuk do i shkëpusin marrëdhëniet aq kollaj me ta. Një biznes i ri mund të ketë maksimumi disa muaj me një klient, dhe në momentin e parë që nuk mund t'i ofrojë produktin ose shërbimin, do ta humbasë.
 

Drishti

Well-known member
Halli eshte qe as ky qe kemi per kryeminister, as alternativat e tjera nuk jane jane te hajrit per te na nxjerre nga kjo situate. E vetmja shprese eshte po u kthye Nano 😜
 

Elis Regina

Active member
@Genti Bizneset e reja duhet te ishin te parat qe duhet te mbeshteteshin, sepse kane investuar gjithe te ardhurat dhe tani po i humbasin. Nje biznesi te ri i duhen disa muaj deri ne disa vite, qe te nxjerr fitimin investimin qe ka bere. Pra kjo ka qene fundosje.

Shqiperia nuk ka pasur shume raste qe te merreshin masa kaq penguese per bizneset, psh mbyllja e transportit.
Masat duhet te ishin me te lehta se qeveria jone nuk ka fonde te mbeshtese bizneset. Nese bizneset falementojne, shume njerez do mbeten pa te ardhura, keshtu qe do rriten vdekjet nga stresi dhe pamundesia per t'u kujdesur per shendetin.

Ne situaten qe eshte tani problemi me i madhe eshte shpresa, jo vetem qe ketu gjendja do jete shume keq, por njerzit nuk do kene mundesi te ikin as jashte.

Problem i madh eshte edhe fakti qe bizneset ne Shqiperi nuk kane organizime apo sindikata bizneshesh, qe ti mbeshtesin dhe te percjellin problemet e bizneseve tek shteti..
 

jubei

Well-known member
gjoba eshte e larte po te kapen me nje makine pa leje
Po edhe pa makinë, çfarë ishte ajo që duhej të niseshe për në punë në 4 të mëngjezit?! Se të thoshte ti je i hapur, por punon deri në 1. Më rregull arbitrar, kot, të pavlefshëm për asgjë, madje krejt idiotesk, nuk kam parë.
 

alkimisti

Well-known member
Ne plotesonim fashen si biznes i vogel dhe ne lidhje me qarkullimin por tatimet na klasifikuan si biznes qe ishim te lejuar dhe portali e-albania si biznes qe nuk bente pjese ne lusten e aktiviteteve te hapura.
Nuk je i vetmi https://www.monitor.al/disa-bizneseve-u-refuzohet-ndihma-financiare-nga-tatimet-pasi-aktiviteti-lejohet-te-funksionoje-por-sistemi-nuk-u-jep-leje-te-punojne/

Jane dhe nje numer shume i madh biznesesh me te njejtin problem. Shpresoj te dale ndonje zgjidhje se shpejti
 

Genti

Member
Eno B
Kodi NACE ne QKB eshte 4719, perputhet me objektin e aktivitetit dhe nuk bene pjese ne listen e aktiviteteve te lejuara deri tani sa flasim madje po te shikosh dhe listen e aktivitetev qe do te lejohen te ushtroje aktivitet ne 27 prill, biznesi me kete kod 4719 eshte inpari por Tatimet kur vjen pune te kodi pasi verifikon qe je te aktivitetet e ndaluara qe te perfitojne sa me pake, nuk ndalon aty por lexon pershkrimin e aktivitetit ne status ku jane te renditura nje sere aktivitetesh sic ndodh ne cdo status te cdo biznesi dhe te skualifikon se gjen aktivitete qe lejohen dhe nuk verifikon ne terren se cilin aktivitet realish ushtroj. Sepse aktiviteti qe ushtroje eshte vetem tregtimi i pijeve alkolike dhe kjo eshte e ndaluar qe nga fillimi i marrjes se masave.
 

jubei

Well-known member
Sepse aktiviteti qe ushtroje eshte vetem tregtimi i pijeve alkolike dhe kjo eshte e ndaluar qe nga fillimi i marrjes se masave.
Një i njohur i imi pati fiks të njëjtin rast. Si përfundim e fitoi duke u përgjigjur tek mesazhi që mori, me të gjitha sqarimet dhe duke e ndjekur çështjen.

Por faktikisht ky është një gabim i yti sepse nëse ushtron vetëm një aktivitet atëherë pse ke listuar 2? Duhet të listosh vetëm ato që bën. Ajo lista ekziston pikërisht për këto lloj rastesh. Mendoj se në shumicën e rasteve ku ka patur refuzim, edhe bizneset kanë patur fajet e tyre. Shumica me të cilët kam diskutuar unë, nuk ka patur probleme. Madje aprovimi është automatik, dhe refuzohet manualisht, nëse konstatojnë që diçka nuk shkon.
 

Genti

Member
Jubei
Pershkrimi i aktivitetit eshte ne statut dhe ne statut kur hartohet i vendosin te gjitha aktivitet Dhe prandaj eshte dhe kodi NACE qe identifikon biznesin qe ushtron tani aktual ate qe ke aktiv. Kete tatimet e shikojne dhe kodin qe kam e kane te bizneset qe nuk jane te lejuara por pavaresisht kesaj ata e injorojne NACE dhe lezojne statutin dhe nuk bejne nje verifikim ne teren.
 

jubei

Well-known member
Them ta vazhdosh komunikimin me ta dhe t'i sqarosh situatën. Se janë edhe shumë të tjerë në rastin tënd, besoj se përfiton.

Tani është paketa e dytë, për ata që kanë qënë të hapur. Për këtë ke aplikuar?
 
Top