Cfare lajmesh te rendesishme kemi anashkaluar keto kohe?

stark

Well-known member
U bene jave qe pothuajse cdo lajm qe lexojme ka te beje me Koronavirusin, nderkohe qe mbeten ne hije lajme qe ne nje kohe tjeter do te benin shume buje. Per shembull, pak kohe me pare u deklarua i sheruar nga HIV, pacienti i dyte ne histori qe prej Pacientit te Berlinit ne 2008. Ne nje kohe tjeter, ky lajm do te zinte faqet e para.

Cfare lajmesh te tjera mendoni se kane nevoje t'ju kushtojme me shume vemendje?
 

rashomon

Well-known member
Elon Musk do të hedhë satelitë për shpërndarjen e rrjetit 5G dhe projekti mban emrin Starlink. Kjo nismë ka patur shumë kundërshtime, duke filluar që nga ata që besojnë se 5G dëmton shëndetin dhe ka lidhje me koronavirusin, deri te astronomët që janë të shqetësuar për mbetjet mekanike që mund të lënë në hapësirë 12 mijë satelitët e SpaceX.

Gjithsesi, nëse kohët e fundit keni dëgjuar për njerëz që shohin drita të çuditshme në qiell, ta dini që nuk janë UFO, por janë satelitët e Elon Musk-ut.
 

stark

Well-known member
Gjithsesi, nëse kohët e fundit keni dëgjuar për njerëz që shohin drita të çuditshme në qiell, ta dini që nuk janë UFO, por janë satelitët e Elon Musk-ut.
Meqe ke permendur UFO-t, Pentagoni ka publikuar video te objekteve fluturuese te paidentifikuara. Nuk besoj se eshte ndonje lajm shume domethenes, se po te ishte nuk do ta kishin publikuar, por them se ne nje kohe tjeter do te bente shume buje si lajm.
 
Top