Ceshtje qe nuk lidhen me biznesin ne nje blog biznesi...

kafkaesque

Well-known member
Deri tani kam perdorur nje blog per te promovuar biznesin dhe kam dashur disa here te postoja ndonje shkrim apo gjera qe lidhen me fusha te tjera, kryesisht politike. Ajo qe me step eshte mos shnderrohet ne blog personal, gje qe une nuk e dua sepse biznesi eshte ne plan te pare. Por nga ana tjeter ceshtjet politike na prekin te gjitheve drejtperdrejt ose jo, ndaj mund te justifikohet.
 

Waldo

Well-known member
Ndoshta eshte e pranueshme te kete edhe tema te tjera per sa kohe te kene gjithsesi lidhje me punen. Ndersa nese shkruan per ceshtjet e politikes, sigurohu qe te pakten te tingellosh sa me asnjeanes per te shmangur ndonje konflikt me klientet.
 

rashomon

Well-known member
Nuk është se ka shumë dobi po të shkruash për çështje politike. Edhe sikur të rrisësh numrin e lexuesve, gjithsesi nuk kanë për të qenë klientë potencialë.

Qëllimi i blogut siç e ke thënë dhe vetë është që të promovojë biznesin, kështu që përqendrohu që shkrimet të jenë të tilla që të ndihmojnë biznesin specifikisht. E vërtetë që jo çdo shkrim duhet të jetë reklamë e drejtpërdrejtë, por nga ana tjetër nuk duhet t'i largohesh shumë qëllimit të blogut.
 

tom&gerri

Active member
Si shqiptare qe jemi politiken e kemi shume pasion, por kohet e fundit me duket se te gjithe jemi lodhur nga politika. Shohim e degjojme tere kohen per politike dhe eshte bere e padurueshme. Nuk mendoj se do terhiqje shume njerez duke folur per politike ne blog, keshtu me mire mos u ngaterro me gjera te tjera.
 
Top