Bizneset konkurrente lene review negative

krista

Well-known member
Me ka ndodhur se fundmi qe kam patur disa review negative ne rrjetet sociale te biznesit tim dhe ne Google Reviews. Personat qe kane vene keto review nuk jane kliente, por jane te punesuar ne bizneset konkurrente. Me duket shume e padrejte dhe nuk e di nese keni ndonje ide se si mund te zgjidhet ky problem.
 

alkimisti

Well-known member
Kjo ndodh gjithandej. Nese kane shkruar ndonje gje mund t'u kthesh pergjigje ne menyre qe klientet e vertete te shohin qe eshte nje review e pavertete. Nese thjesht kane dhene nje rating nuk ke cfare u ben pervec se te shkosh ne faqet e tyre dhe te besh te njejten gje
 

rashomon

Well-known member
Nuk bie dakort me këtë mënyrën e të kthyerit me të njëjtën monedhë. Mbaje shërbimin në nivelin e duhur, posto në media sociale prova të këtij shërbimi dhe ndoshta mund t'u thuash njerëzve që njeh të bëjnë disa review pozitive për të përmirësuar rating. Nuk të këshilloj të rrish të bësh review negative për t'u hakmarrë, nuk do të të sjellë ndonjë të mirë
 

Waldo

Well-known member
Nese ke shume review pozitive nuk eshte ndonje problem. Mjafton te kesh nje balance te mire dhe vleresimet e mira te bien me shume ne sy. Gjithashtu eshte e rendesishme qe pergjigjet e tua te jene me miresjellje, pa arrogance .
 
Top