Biznes pa zyrë/ambient?

jubei

Well-known member
Tani që bëhet kaq fjalë për punën nga shpia, kam dëgjuar në disa rrethe të hidhet pyetja: "mos ia vlen ta eleminojmë fare zyrën e të punojnë të gjithë nga shtëpia?"

Idea është, që të kesh një zyrë kushton goxha, sidomos nëse e ke edhe në qendër apo ndonjë kompleks të ri. Natyrisht, nëse mund ti shmangim këto kosto nuk do ishte keq. Në fund të fundit nëse bëhet puna, a na intereson nga u bë dhe si u bë?

Si mendoni?
 

krista

Well-known member
Po nese nuk ndikon ne cilesine e punes, besoj se mund te zgjidhet te vazhdosh pa zyre, sepse eshte e vertete qe kushton shume te kesh nje ambient te mire pune. Ka raste qe eshte e domosdoshme sepse do te duhet te punosh nga afer me koleget ose duhet te presesh klientet. Te gjithe nuk mund te punojme nga shtepia sepse per shume sektore eshte e pamundur, por them per ata qe mund edhe ta shmangin te pasurit e nje zyre besoj se ia vlen ta shohin si mundesi.
 

SH 1703

Fjal pak, pune shume
Varet cfar sektori ke zgjedhur te punosh. Sot ka shume persona fizik qe punojn pa patur nje zyre dhe pa patur fare kontakt fizik me klientat ose bashkpuntoret e tyre.
 

jubei

Well-known member
Siç thoni dhe ju mendoj se ia vlen vetëm në disa raste. Për shembull, ka punë që bëhen me normë, mund t'i thuash punonjësit dua X sasi në ditë/javë/muaj dhe nuk më prish punë si e organizon. Nga ana tjetër, punë me komunikim më duket e vështirë të kryen mirë nga distanca.
 

EnoB

Member
Për mendimin tim pa zyrë mund të funksionojë ndoshta në fillimet e biznesit. Kur rritet numri i punonjësve është e vështirë t'i manaxhosh ndërkohë që punojnë nga shtëpia. Gjithashtu, nëse do të krijosh një emër të mirë për biznesin, do të duhet të kesh ambiente të mira.

Steve Jobs dhe Bill Gates i kanë filluar kompanitë në garazhet e shtëpisë, por në momentin e parë që u bënë të rëndësishëm, investuan në zyra qendrore me të cilat mund të prezantoheshin mirë. Nuk mund të shpresosh të kesh punonjës të kualifikuar, partnerë seriozë apo klientë me emër, nëse i zhvillon takimet online ose në kafe. Për mua, ky funksionimi pa zyrë është vetëm një zgjidhje momentale kur nuk ke buxhet mjaftueshëm për të marrë me qera zyra të mira.
 

$hrek

Well-known member
Për mendimin tim pa zyrë mund të funksionojë ndoshta në fillimet e biznesit. Kur rritet numri i punonjësve është e vështirë t'i manaxhosh ndërkohë që punojnë nga shtëpia. Gjithashtu, nëse do të krijosh një emër të mirë për biznesin, do të duhet të kesh ambiente të mira.

Steve Jobs dhe Bill Gates i kanë filluar kompanitë në garazhet e shtëpisë, por në momentin e parë që u bënë të rëndësishëm, investuan në zyra qendrore me të cilat mund të prezantoheshin mirë. Nuk mund të shpresosh të kesh punonjës të kualifikuar, partnerë seriozë apo klientë me emër, nëse i zhvillon takimet online ose në kafe. Për mua, ky funksionimi pa zyrë është vetëm një zgjidhje momentale kur nuk ke buxhet mjaftueshëm për të marrë me qera zyra të mira.
Kjo mënyrë të menduari është pak e vjetëruar. Deri para disa vitesh ishte e vërtetë që nuk të merrnin seriozisht nëse ishe duke punuar nga shtëpia. Tani po shohim që puna në zyrë po bëhet më tepër pengesë se sa lehtësi. Dhe e ardhmja është puna nga shtëpia. Nuk po pretendoj që puna në zyrë do të zhduket si koncept, por them që për ato biznese që e kanë si mundësi, mirë është që të fillojnë sa më parë të përshtasin praktikat e punës me zhvillimet e kohës.

Klientët dhe partnerët tashmë nuk janë më brezi i prindërve tanë që janë mësuar me zyrat tradicionale. Shumica e njerëzve me të cilët punojmë janë millenials, që janë mësuar me idenë e të komunikuarit nëpërmjet teknologjisë dhe nuk e kanë shumë problem si u prezantohesh, për sa kohë u bën punën mirë dhe me çmim të përshtatshëm.

Sa për punonjësit e kualifikuar, mundësia e të punuarit nga shtëpia shihet më tepër si avantazh se sa si arsye për të mos e marrë seriozisht një mundësi pune. Dhe as nuk është ndonjë vështirësi e madhe t'i manaxhosh, duke marrë parasysh gjithë mjetet e teknologjisë që kemi në dispozicion, si video konferencat, aplikacionet për manaxhimin e detyrave, ruajtjen dhe shpërndarjen e materialeve online, pavarësisht formatit dhe madhësisë.
 

jubei

Well-known member
Shumica e njerëzve me të cilët punojmë janë millenials
Dmth "entitled" dhe pa pikë eksperience?

Për sa më përket mua, do ta konsideroja vetëm nëse nuk kisha më vend në ambientin e punës, dhe për punë deri diku mekanike. Nqs nuk punon nga ambienti i punës, për mendimin tim praktikisht nuk je pjesë e stafit por kontraktor i jashtëm.
 

name of the rose

Well-known member
Vetë e kam nisur pa pasur një ambient zyre, por me kalimin e kohës e pashë të nevojshme të kisha një zyrë profesionale. Për ata që ua mundëson buxheti, them se ia vlen si investim.
 

$hrek

Well-known member
Dmth "entitled" dhe pa pikë eksperience?
E kisha fjalën që si klientët, ashtu dhe punonjësit, i përkasin një brezi të mësuar me teknologjinë. Nëse do u thoje prindërve të mi që kam një biznes, por nuk kam as zyrë, as dyqan dhe punoj nga kompjuteri, s'do ta merrnin seriozisht. Por shumë të tjerë janë mësuar me faktin që një biznes i tillë funksionon. Jam dakort dhe unë për disa ankesa që kanë njerëzit ndaj millenials, por po thoja që janë një brez të nuk e kanë problem të blejnë apo të punojnë në një biznes që nuk funksionon në mënyrë tradicionale.
 
Top