Biznes i vogel, por me TVSH!

NerisP

New member
Pershendetje.
Kam 1 dyqan online dhe importin e mallrave e bej nga jashte per shkak te mungeses se produktit ne Shqiperi dhe cmimit sigurisht.
Deri tani jam sajuar me dergesa te vogla ne sasi, por kam ven re qe kerkesa eshte rritur goxha (i kam sherbyer mire me marketing) dhe normalisht dhe malli qe duhet te mar i rritet sasia.
Mallin e importoj me DHL nga Kina. Deri ne 4-5 KG nuk ka problem, por heren e fundit e kisha dergesen 15kg dhe kam hequr belan per ta terhequr. Dogana me kerkonte NIPT (me te drejt).
Tani nese hap NIPT fizik (0-20 milion) kam lexuar qe per importim nga jashte te kap skema e pageses se TVSH.
-A behet rimbursim i TVSH se pare te zhdoganimit te mallit?
-Cfare detyrimesh te tjera shtes ka ne krahasim me statusin Person Fizik pa TVSH?
-Si magazin do deklaroj 1 dhome te shpise, per shkak se akoma nuk kam financa mjaftueshem per dyqan te jashtem, ka ndonje problem?
Nipt Person Fizik por me TVSH nuk ka asnje info te detajuar tek website i Tatimeve prandaj po kerkoj ndihmen tuaj, nese mundeni. Faleminderit.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Të këshilloj të regjistrohesh dhe në përgjithësi të jesh sa më i rregullt.

Biznesi me TVSH ka ca shkresurina më tepër se ai pa TVSH, në varësi gjithmonë edhe të xhiros. Kryesorja është që do të duhet të shtosh +20% mbi çmim, pasi mallin do ta marrësh tashmë duke paguar edhe doganën.

Për sa i përket "ri-imbursimit", është e vështirë të marrësh TVSH mbrapsht, më duket se duhet të jetë diferenca mbi 400.000 lekë dhe në atë rast të bëhet dhe një kontroll. Për mua i vetmi fitim është që të barazohet TVSH që ke dhënë me atë që ke marrë, pra nëse dhe 100 lekë TVSH, dhe nga shitjet merr 100 lekë nga TVSH, këto nuk ia paguan shtetit dhe është si të mos kesh paguar TVSH në blerje.

Deklarimi i shtëpisë si seli nuk është problem, mund ta bësh.
 
Personi fizik me xhiro deri 2 milion lekë nuk rimbursohet për TVSH-në. Për të përfituar të drejtën e rimbursimit duhet të regjistrohesh si biznes me TVSH. Bizneset me TVSH janë ato që kanë xhiro të parashikuar mbi 2 milion. Pra duhet të regjistrohesh si person fizik me xhiro 2-5 milion, edhe nëse ke më pak xhiro vjetore.
 

meri72

Well-known member
Nese do te rimbursosh TVSH, duhet te hapesh person fizik me TVSH, pra 2-5 milion.

Kur je person fizik me TVSH, ke per te bere me teper deklarime ne shtet, psh deklarimin e TVSH-se. Nese TVSH qe shet eshte me e larte se TVSH qe blen, duhet te paguash diferencen ne shtet. Nese eshte me e vogel, duhet te rimbursohesh, por rimbursohesh vetem kur diferenca eshte me e madhe se 400,000 leke.

Per informacion per person fizik me TVSh, mund te shikosh ne pergjithesi per biznes 2-5 milion, sepse detyrimet percaktohen nga xhiro vjetore, jo nga forma ligjore. Dmth person fizik apo sh.p.k. jane forma ligjore, por per te njejten xhiro kane te njejtat deyrime.

Per t'u regjistruar me TVSH, duhet qe te deklarosh xhiro te parashikuar 2-5 milion ne vit, pavaresisht nese i arrin apo jo.

Te faqja e tatimeve thuhet:

Rimbursimi i TVSH-së së miratuar, kompensimi i detyrimeve tatimore

Tatimpaguesit i lind e drejta të kërkojë rimbursimin e TVSH-së nëpërmjet një kërkese, duke përcaktuar në këtë të fundit shumën që do të kalojë për kompensim të detyrimeve tatimore të papaguara, nëse ka të tilla, përveç detyrimeve për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, si dhe shumën që do t'i rimbursohet nëpërmjet thesarit. Brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim dhe 30 ditëve për tatimpaguesit eksportues, kryhet procedura e rimbursimit dhe miratohet tepricën e TVSH-së së zbritshme si të rimbursueshme. Rimbursimi i TVSH-së kryhet nëpërmjet sistemit të thesarit, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së eksportuesve të kategorizuar sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 953, datë 29.12.2014 "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar" dhe brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për tatimpaguesit joeksportues. Tatimpaguesit, sipas rastit, i nënshtrohen ose jo analizës së riskut, përpara kryerjes së rimbursimit.

Procedura e rimbursimit

Për efekt rimbursimi, shuma e kërkuar për rimbursim duhet të përputhet me shumën e TVSH-së së zbritshme që rezulton në llogarinë e tatimpaguesit. Për tatimpaguesit e përcaktuar eksportues, kërkuar për rimbursim duhet të jetë më e madhe se 400,000 lekë, ndërsa për tatimpaguesit e tjerë joeksportues, duhet të rezultojnë me TVSH-në të zbritshme për secilën nga tri periudhat e njëpasnjëshme, shumë e cila pas këtyre tri periudhave duhet të jetë më e madhe se 400,000 (katërqind mije) lekë. Kërkesa konsiderohet e parregullt dhe nuk pranohet nëse pas verifikimit paraprak të kërkesës për rimbursim rezulton se kriteret nuk janë plotësuar. Në rastin kur tatimpaguesi e kërkon, radha e kompensimit të detyrimeve (sipas llojit të tyre) duhet të përcaktohet nga personi i tatueshëm, si dhe përparësia e kompensimit do të bëhet sipas plotësimit (radhitjes) së rubrikave për llojin e tatimit në formularin "Kërkesë për rimbursim", i cili plotësohet në momentin kur tatimpaguesi kërkon rimbursimin e shumës së TVSH-së.


Per sa i perket vendndodhjes, duhet patjeter te deklarosh nje vendndodhje edhe kur operon online. Per vendndodhjen duhet te kesh ose dokument pronesie, ose kontrate qeraje. Nese banesen e ke ne emrin tend, duhet te shkosh tek noteri te besh kontrate huaperdorimi. Nese eshte ne emer te prinderve, prape duhet te besh kontrate qeraje. Kur ke kontrate qeraje, duhet te paguash edhe tatim ne burim, pavaresisht formes qe je regjistuar.

Kur te aplikosh per NIPT do te orientojne vete ata te tatimeve per procedurat qe duhet te ndjekesh.
 
Top