Biznes i vogel apo profesion i lire

Unknown

Well-known member
Pershendetje,

Kam disa kohe qe po has probleme me personat qe punoj,
ceshtja eshte se un pata plan te regjistrohesha si biznes dhe te vazhdoja operimin e punes por per shkak te virusit sikur doli pak nga kontrolli puna dhe
doja ta shtyja dhe ca kohe pa regjistruar por tani po has porbleme pasi me kerkojne NIPT

pyetja eshte:

A ka ligj per profesionet e lira?
cfar taksash ka?

Cfar dallimi ka nga biznesi i vogel?
Biznesi i vogel cfar taksash ka?

Nese biznesin e regjistroj ne emer te nje pensionisti (prindi), a i ndalohet pensioni?

falenderoj paraprakisht :)
 
Profesionet e lira trajtohen nga ligji nr.10 171, datë 22.10.2009 "PËR PROFESIONET E RREGULLUARA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Nëse nuk jeni të punësuar diku, por ushtroni një profesion të lirë, keni detyrim ligjor për tu regjistruar si subjekt tregtar. Pasi të regjistroheni keni detyrimin e dorëzimit të listëpagesës dhe nëse ushtroni aktivitetin në një ambient të marrë me qira duhet të paguani edhe tatim në burim.

Sipas ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, jeni të detyruar të lëshoni edhe kupon tatimor për çdo shitjet të bërë.
 
Për biznes të vogël e ke fjalën për, "Biznes i vogël me TVSH" apo "Biznes i vogël pa TVSH"?

Në të dyja rastet duhet të paguash siguracionet dhe tatimin në burim nëse ke ndërtesë me qira. Pastaj në varësi të xhiros (deri në 2.000.000 lekë) konsiderohesh Biznes i vogël pa TVSH, në këtë rast nuk ke detyrim të paguash TVSH. Nëse regjistrohesh si i tillë por kalon vlerën 2.000.000 lekë, atëherë kalon automatikisht në skemën e TVSH-së.

Konsiderohet biznes i vogël me TVSH nëse regjistrohesh, ose realizon xhiro në vlerë 2.000.000 - 5.000.0000 lekë. Në këtë rast lind detyrimi për të dorëzuar, përveç sa më sipër edhe deklaratën e TVSH-së, bazuar në të dhënat e librave të shitjes dhe të blerjes.

Ndërsa bizneset e vogla me xhiro 5.000.000-8.000.000 lekë paguajnë tatim fitimi të thjeshtuar.

Përsa i përket profesioneve të lira ndryshojnë nga biznesi i vogël, pasi një nga profesionet e lira mund të regjistrohesh vetëm një herë, ndërsa si biznes i vogël mund të hapsh më shumë se sa një të tillë.

Gjithashtu që të konsiderohesh profesion i lirë duhet të ushtrosh veprimtari në një prej profesioneve të rregulluara me ligj, si avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, etj. Apo edhe të plotësosh kritere të veçanta sipas ligjit që rregullon profesionin përkatës. Ndërsa për të regjistruar një biznes të vogël nuk ka ndonjë kriter të tillë të veçantë.
 

Unknown

Well-known member
Shume faleminderit per pergjigjen!

Un punoj me klient te huaj te cileve u duhet nje nipt qe te bashkpunojme si b2b,
Dhe une dua te paguaj sigurimet per vete.

Per momentin nuk besoj se do kaloj xhiron vjetore te biznesit re vogel, te pakten jo sa te mbledhim veten nga pandemia!

Per te theksuar është qe une zyrën e kam ndertuar ne shtepi, eshte ne rregull kjo?

Me sa lexova dokumentin, profesioni im nuk futet tek profesione te lira dhe sdi as ne siguroj dot diplomat/certifikatat qe duhen.
 

jubei

Well-known member
Që të regjistrosh një biznes të vogël pa TVSH nuk kushton shumë. Fakti që nuk paguan TVSH është plus i madh. Për pjesën tjetër, më mirë i pagon ca shpenzime dhe je në rregull, rritesh dhe si biznes. Nuk ka problem nqs vendos shtëpinë si seli, thjesht vendos pak metra katror, psh 4 metra katror.
 

Anisa

Well-known member
Nese biznesin e regjistroj ne emer te nje pensionisti (prindi), a i ndalohet pensioni?
Po i ndalohet. Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore, nëse një pensionist vendos që të vazhdoj punën, duhet që të vazhdoj të paguaj siguracione dhe nuk ka të drejtë të marr pension gjatë kësaj kohe. Ajo që favorizon ligji është që kur të marrë pensionin do të marri një shtesë prej 0.5% të pensionit për çdo muaj ndërprerje.
 

Unknown

Well-known member
Po i ndalohet. Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore, nëse një pensionist vendos që të vazhdoj punën, duhet që të vazhdoj të paguaj siguracione dhe nuk ka të drejtë të marr pension gjatë kësaj kohe. Ajo që favorizon ligji është që kur të marrë pensionin do të marri një shtesë prej 0.5% të pensionit për çdo muaj ndërprerje.
Faleminderit :)

Më duket se tashmë vetëm online bëhet procedura e hapjes së biznesit të ri. Duhet të aplikosh tek e-albania nqs nuk gabohem.
Faleminderit

Nese do kem nevoje per ndihme do shkruaj prap.
 
Top