Artikuj te personalizuar me logon e kompanise

krista

Well-known member
Po mendoja te beja disa stirolapsa dhe canta te personalizara me logon tone. Kam pare shume kompani qe personalizojne psh stirolapsin, dhe me pelqen shume si ide. Keni ndonje sugjerim ku mund ti bej qe punojne mire, se nuk dua qe te jene cilesi e dobet? Cfare artikulli tjeter sugjeroni dhe qe ja vlen me shume?
 

jubei

Well-known member
Personalisht i blej këto nga Kina në AliExpress ose eBay. Tani për cilësinë varet, të lirat normalisht nuk janë edhe aq të mira, që nënkupton që produkti me logon tënd mund të prishet, gjë që e bën edhe kompaninë të duket keq.
 

Anisa

Well-known member
Unë kam stampuar një bluzë për qef, jo për reklamim. Bluzen e bleva vet, se nuk kisha besim tek materiali që mund të kishin ata. Nëse ke merak të sugjeroj të bësh të njëjtën gjë. E zgjedh vetë produktin që do dhe atje vetëm e stampon.

Diçka tjetër që mund të personalizosh ndoshta mund të jetë ndonjë fletore, apo bllok shënimesh, ose filxhan çaji.
 

Unknown

Well-known member
Un kam ber blloqe dhe disa stilolapsa.
Cilesia e printimit smu duk kushedi se cfar por qe dhe une i kam ber per qef e mbase per ndonje foto te zyres qe te duken dhe keto te pranishme

Un po mendoja per printime muri por qe sdi ndonje studio te mire dhe e kam lene pas dore...
Po ka ndonje sygjerim sdo ish keq :)
 

Bledar

Well-known member
Shiko cfare artikulli te lidh me shume me klientet. Une psh kam bere sheqerat se eshte dicka qe kush ulet ne kafe patjeter do e kapi me dore ose edhe e marrin me vete.
 
Top