Arsimi profesional

heisenber9

Well-known member
Në vende të zhvilluara perëndimore arsimi profesional është mjaft i preferuar, ndërsa te ne shumë pak. Punësimi është thuajse i garantuar, tarifat më të lira, del më shpejt në tregun e punës, por studentët tanë janë masivisht të tërhequr nga juridiku dhe ekonomiku e pastaj ankohen që nuk ka punë. Pse nuk bëhet një studim i tregut të punës në mënyrë që të zgjidhet rruga më e mirë për t'u punësuar më vonë?
 

Drishti

Well-known member
Mesa kam vene re problemi qendron ne cilesine e arsimit profesional ne Shqiperi. Ka shume pak shkolla te mesme profesionale qe te japin me te vertete nje zanat dhe qe ia vlen te ndiqen. Pervec cilesise se mesimdhenies, nuk ka as laboratore apo mjedise praktike qe te terheqin nxenesit per t'i zgjedhur. Lendet e pergjithshme nuk kane vemendjen e duhur gje qe nuk sjell formimin e duhur per te shkuar me vone ne universitet.

Pra me gjendjen e tanishme te arsimit profesional, nxenesit qe e ndjekin nuk kane te garantuar as marrjen e nje profesioni dhe as mundesine per te ndjekur universitetin ne te ardhmen. Them se ky eshte me teper problemi se sa deshira e shqiptareve per t'u bere ekonomiste apo juriste.
 
Vitet e fundit besoj se nuk ekziston më "fëmija im do bëhet..." apo "do bëhem doktor se kështu do mami". Studentët tani ndikohen më shumë nga aftësitë që kanë. Të ndjekësh një arsim profesional mendoj se jo të gjithë janë të aftë ta bëjnë, për arsye të aftësive që kanë për të ushtruar profesionin më vonë. Plus më lehtë është të rrish ulur përpara kompjuterit sesa të rrish gjithë kohën me vegla pune në duar.
 

alkimisti

Well-known member
Ndoshta me nje arsim profesional mund te gjesh pune shume me shpejt, por nga ana tjeter nuk eshte se premton per t'u rritur ne detyre me kalimin e kohes. Nje ekonomist per shembull do te punesohet me vone se nje hidraulik, por pas shume vitesh ka mundesi te jete drejtor banke. Sic ka thene dhe @Drishti arsimi profesional ne Shqiperi nuk premton shume. Jashte shtetit ka adoleshente qe jane sipermarres sepse shkolla u jep njohurite dhe mjetet e duhura per t'u bere te tille, gje qe eshte veshtire te ndodhi ketu.
 

feline

Well-known member
Nuk mund t'u vesh faj vetem te rinjve, kur arsimi profesional nuk financohet dhe mbeshtetet si duhet as nga ministria. Nota mesatare e shkollave profesionale ne pergjithesi eshte shume e ulet, sepse si eshte cilesia e mesimdhenies, eshte edhe cilesia e studenteve.
 
Ekziston një stigmë negative rreth arsimit profesional sepse çdokush e lidh me studentë që u mungon ambicia. Sepse, nëse do të bëhesh i pasur "duhet të ndjekësh një degë që ka perspektivë", pavarësisht aftësive individuale.

Në shtete më të avancuara nuk e shikojnë si disavantazh një shkollë profesionale, sepse zanate të tilla paguhen mirë, por dhe kërkesa për punë është më e lartë. Madje, mundësia për t'u kthyer në sipërmarrës brenda disa viteve si hidraulik/bojaxhi/elektriçist është më e lartë në krahasim me një ekonomist/jurist/programues.
 
U ndryshua për herë të fundit nga një moderator:
Top