Aplikacion per komunikim me stafin

ervin89

Active member
Besoj se shumica perdorin Viber ose WhatsApp si aplikacione per te komunikar me koleget, eproret ose punonjesit. Por nje aplikacion i ngjashem me to, vecse me nje nivel shume te larte sigurie (te pakten me cfare dihet) eshte Signal. Se fundmi po perdoret edhe nga stafi i Komisionit Europian, nga Partia Konservatore ne Angli dhe madje nga Edward Snowden. Nuk e kam perdorur deri me tani, por mendoj se ia vlen nese jeni te interesuar per sigurine kibernetike.
 

mandala

Well-known member
Ka shume persona qe nuk e vrasin mendjen fare per kete, por pjesa me e madhe duan qe mesazhet e tyre te mbeten konfidenciale, pavaresisht se cfare informacioni po komunikojne. Fakti qe po perdoret dhe keshillohet nga organizata te medha e ben shume te besueshem, megjithese nuk kisha degjuar ndonjehere per kete aplikacion.
 
Top