Aplikacion për rregullim videosh

Cili mendoni se është aplikacioni më i mirë dhe më i thjesht për të rregulluar videot, kur nuk je profesionist?
 

rashomon

Well-known member
Duke qenë se ka një numër shumë të madh aplikacionesh editimi, duhet të tregohesh pak më specifike me kërkesën. Varet se çfarë kërkon që programi të bëjë dhe me çfarë teknologjie do ta përdorësh. Mënyra më e mirë është të bësh një listë parametrash dhe të kërkosh në internet se cili nga programet që plotëson ato parametra, ka review më të mira. Pikat që duhet të kesh parasysh:
  1. Për çfarë do ta përdorësh kryesisht: rregullim të imazhit, montazhe të videos, shtim efektesh speciale, etj. Zgjidh atë program që bën në mënyrë specifike atë që kërkon, sepse pak a shumë çdo program i ka të gjitha funksionet, por është më i përshtatshëm për një gjë të caktuar.
  2. Ku do ta përdorësh: smartphone (Android, iOS, etj), kompjuter (Windows, Mac, etj). Zgjidh programin që përshtatet me pajisjen ku do ta përdorësh.
  3. Sa ke ndërmend të paguash. Ka programe falas dhe me pagesë, zgjidh atë që i përshtatet buxhetit.
  4. Lehtësia e përdorimit. Këtë e ke specifikuar, kërko një program që mund ta përdorin edhe fillestarët. Gjithsesi, me një tutorial mëson shumë gjëra edhe pa qenë profesionist.
Kërko një program duke specifikuar këto parametra dhe pastaj shikoji një nga një. Zgjidh atë që ka shumë review dhe që të jenë pozitive.
 
Top