Android vs iOS

Kam dëgjuar që ka mjaft aplikacione që janë në app store të iOS, por jo të disponueshme në app store të Android. A është e vërtetë?

Cili është më i mirë sipas jush, iOS apo Android?
 

rashomon

Well-known member
Është më tepër zgjedhje personale dhe se si je mësuar. Vetë preferoj Android, por nëse dikush ka patur në smartphone-n e tij të parë sistem iOS, është vështirë ta bindësh që Android është më i mirë, sepse është mësuar me iOS.

Zakonisht nuk zgjedh njeri sipas sistemit operativ, më shumë nisen nga avantazhet e smartphone-ve Apple në krahasim me të tjerët që përdorin Android. Produktet Apple më duken të mbivlerësuar dhe shumë të shtrenjtë për atë që ofrojnë.
 

stark

Well-known member
Kam dëgjuar që ka mjaft aplikacione që janë në app store të iOS, por jo të disponueshme në app store të Android. A është e vërtetë?
App store i Android që është Play Store, ka numër më të madh aplikacionesh se iOS. Zakonisht nëse një app është i suksesshëm në një sistem, realizohet edhe në sistemin tjetër. Po pse të duhet që një aplikacion iOS të jetë edhe në Play Store?
 

Dhurata

Active member
Unë jam përdoruese e IOS dhe e kam të vështirë të përshtatem me Android. Nëse do të krahasojmë app store të secilit si numër aplikacionesh, Android numëron 2.5 million aplikacione, kurse ai IOS 1.8 million. Por, lojërat më të mira celularë hidhen së pari në iOS dhe jo gjithmonë hidhen në Android. Prandaj, unë preferoj cilësinë dhe jo sasinë.
 

$hrek

Active member
iOS eshte me i sigurt se Android sepse nuk mund te hackohesh.
E vertete qe iOS eshte me i mbrojtur se Android nga sulmet e zakonshme, por kjo nuk do te thote qe nuk ka njerez qe shkruajne viruse specifikisht per iOS. Nuk do te te keshilloja te mos e vrisje mendjen per sigurine vetem se ke iOS.
 
Top