Amnistia e kapitalit

ervin89

Active member
Nje nga premtimet e bera se fundmi eshte amnistia fiskale per individet dhe bizneset ku perjashtoheshin vetem disa kategori. Kryeministri inkurajoi qe njerezit te deklarojne te ardhurat dhe t'i fusin ne banka. Di qe amnisti te tilla jane bere edhe me pare, por nuk e di sa jane realizuar. Per me teper si do garantohen qe ata qe do perfitojne, nuk do t'i perserisin me veprat e amnistuara?
 

hazelnut

Member
Veprim tipik shqiptar, kur forca e ligjit nuk funksionon, përdoret amnistia dhe futen në një thes si individët e rregullt, ashtu edhe ata që përfitojnë pa të drejtë.
 

alkimisti

Well-known member
Nuk e kuptoj se si ishte e pamundur te faleshin faturat e dritave per pensionistet para disa vitesh, por eshte krejt normale nje amnisti per te ardhurat e padeklaruara
 

understudy

Well-known member
Di qe amnisti te tilla jane bere edhe me pare, por nuk e di sa jane realizuar. Per me teper si do garantohen qe ata qe do perfitojne, nuk do t'i perserisin me veprat e amnistuara?
Fakti qe ka ende evazion fiskal, qe eshte edhe arsyeja perse po pergatitet ky draft, tregon qe amnistite e meparshme nuk jane realizuar si duhet.
 

oaky

Well-known member
Lexova diku kete deklarate te ministres se Financave dhe Ekonomise

Amnistia është duke u diskutuar në diskutime teknike edhe me ekspert të huaj ndërkombëtarë, por shumë e rendësishme është të mendohet si një proces i cili i shoqëruar edhe me amnistinë penale do të jetë një moment final i përpjekjes për të lejuar dhe toleruar situate të cilat në të shkuarën janë realizuar në mënyrë të ligjshme në një farë mënyre, por jo të deklaruar 100 për qind.
Ec e merre vesh se cfare do te thote "në mënyrë të ligjshme në një farë mënyre" 😓
 

SH 1703

Fjal pak, pune shume
Nuk e di ca te mendoje per kete amnisti. E para punes, paret qe ne kemi bere ne emigracion ne te zeze si ti depozitojme ne Shqiperi? Apo sic kemi bere deri tani me 10000 euro cdo rruge? Prandaj mendoj qe ky draft ndihmon ato qe jetojne ne Shqiperi, bisnese/bisnesmene qe kane perfituar duke punesuar punojes te cilet ju kane nxier jeten duke i perdorur dhe duke mos ju paguar asnje sigurime dhe duke mos i deklaruar.
Mendoj qe me kete amnisti ju vu vula qe kjo qeveri eshte qeveria jo te cilen e mendova dhe e votova. Keqardhje!
 

Piknik te Lana

Well-known member
Dmth ti do të paraqitesh me 200.000 euro e të thuash i fitova duke punuar në të zezë në ndërtim. Besoj se nuk ka nevojë të jetë dikush gjeni që të kuptojë se çfarë super abuzimi do mund të bëhet me këtë.
 

understudy

Well-known member
Kam frike se me shume do perfitojne keto kategorite e perjashtuara, sesa te tjeret.
Le të shpresojmë që ta bëjnë si duhet, që procesi të jetë transparent, përndryshe jo vetëm që dëmton kokurrencën e ndershme, por edhe reformën në drejtësi dhe ndihmon informalitetin që janë dy çështje të tjera që kanë marrë vëmendje vitet e fundit.
 
Top