Alkooli ne pune(?)

summer vibes

Well-known member
Te premteve organizoj zakonisht nje Happy Hour ne zyre, ku e leme punen per rreth nje ore dhe hame ndonje gje te vogel. Shumicen e rasteve pime dhe pak alkool, jo ndonje gje te madhe, nje gote vere ose birre. Nuk kemi patur ndonje problem deri tani, por te premten e kaluar njera nga punonjeset me tha ne menyre jo shume te drejtperdrejte qe nuk ishte etike te pihej alkool ne zyre.

Nuk e di nese po bej gabim, nuk jemi staf shume i madh dhe nuk eshte tepruar ndonjehere deri tani. Si mendoni ju, eshte e gabuar te konsumohet alkool ne zyre, qofte edhe gjate Happy Hour?
 

understudy

Well-known member
Nese ankesa e saj thjesht ka qene ne lidhje me alkoolin e konsumuar dhe jo me ndonje situate te pakendshme, nuk do ta vrisja mendjen shume. Ndoshta nuk eshte mesuar me idene e ketyre organizimeve ose thjesht nuk pelqen te pije, por nese e keni tradite zyre mund ta vazhdoni per sa kohe cdo gje gjate ketij aktiviteti shkon si duhet.
 

VB

Active member
Mua nuk me duket ide e mire. Fakti qe nuk ka patur ndonje problem deri tani, nuk do te thote qe s'mund te kete. Pse te hapesh telashe kot kur mund ta shmangesh?
 

feline

Well-known member
Jam shume pro idese se krijimit te nje mjedisi pune sa me te sigurt dhe me sa me pak stres, por kjo mund te arrihet edhe ne menyra me te pershtatshme sesa perdorimit te alkoolit. Po nese punonjesja ne fjale eshte praktikante e fese islame dhe ajo nuk deshiron te ndahet prej kolegeve por as nuk mund te veproje kunder besimit te saj?
 

dr. dollari

Active member
Jam i habitur se si i jep alkol punonjesve ne vendin dhe orarin e punes. Me duket shume antiprofesionale, ajo punonjesja ka te drejte!
 

oaky

Well-known member
Une merrem me vererat dhe shume rralle konsumohet alkool ne ambientin e punes, madje e kam problem edhe nese mblidhemi jashte pune qe te teprohet me alkoolin. Besoj se ka menyra te tjera per t'u sjelle sikur je shok me punonjesit dhe t'i besh te ndihen te lirshem.
 

summer vibes

Well-known member
Eshte thjesht nje gote, nuk eshte se e shtrojme me pije dhe e bejme para se te largohemi nga puna te premten, nuk rrime te punojme pasi kemi konsmuar alkool.

Gjithsesi, e mora mesazhin, mesa duket ka qene nje vendim i gabuar, pavaresisht se nuk ka patur pasoja
 
Nuk ka asgjë të keqe në ambientet e biznesit, pas orarit të punës të miqësohesh me kolegët. Përkundrazi, nëse kjo traditë do të zhvillohej në biznesin ku unë jam e punësuar do të ndihesha më e motivuar për të punuar dhe për të qëndruar sa më gjatë aty
 

Arben

Member
Nuk e di nese jam une i vetmi sipermarres ne moshe me te rritur se ju dhe kam keto mendime apo nuk pershtaten mendimet e mia me kohen ku jetojme sot. Une kam 20 si sipermarres dhe nuk do te lejoja ne asnje moment qe te konsumohej alkool ne pune. Nuk eshte profesionale, puna eshte pune dhe me mire te takohesh me punonjesit ne nje darke jashte (nese do qe te krijosh afrimitet me ta).
Nuk e kuptoj fare sesi ne biznes te perfshihet alkool.
 
Top