Abuzimet e çmimeve si pasojë e Koronavirus

fineco

Member
Në sektorin ushqimor dhe atë farmaceutik po kthehet në fenomen shqetësues rritja e menjëhershme e çmimeve. Mendoni se shteti po merr masat e nevojshme për ndalimin e këtij fenomeni?
 

name of the rose

Well-known member
Besoj se po bëhet aq sa është e mundur me numrat e kontaktit në raste abuzimesh dhe me kontrollet nga AKU, po prapë pa ndërgjegjësimin e prodhuesve dhe shitësve nuk mund të eliminohet si dukuri. Shpresoj që këto masa të paktën ta minimizojnë.
 

oaky

Well-known member
Jam dakort qe rritja e cmimeve eshte edhe mekanizem tregu, por te katerfishosh cmimin e nje produkti, sic u be me maskat dhe dezifenktantet eshte abuzim i paster. Shteti here pas here nderhyn, per shembull kur vendos nje cmim minimal per frutat ose perimet, ne menyre qe t'u siguroje prodhuesve njefare fitimi dhe te mos i hedhin. Edhe per produktet baze si buka apo energjia ka rregullime te cmimeve, nuk lihet ne dore te tregut. Them se dhe ne kete rast duhet nje kontroll sepse behet fjale per produkte te domosdoshme ne kete kohe.
 

understudy

Well-known member
Jam dakord qe rritja e cmimeve kur rritet kerkesa eshte thjesht 'mekanizem tregu' dhe parimisht shteti duhet te nderhyje sa me pak ne ekonomine e tregut te lire, por ne nuk kemi as njeren dhe as tjetren. Mendoj se ne kete rast per here te pare shteti po reagon per te parandaluar nje krize qe ka marre permasa globale dhe po merr disa masat e duhura per te gjithe, jo per perfitimin e nje pakice.
 
Top