A paguhet takse kur mbyllet nje biznes?

Drishti

Well-known member
A paguhet ndonje takse kur mbyllet nje biznes dhe nese po cilat jane keto taksa? Dua ta hap se shpejti nje biznes te ri dhe dua te jem ne rregull me ligjet dhe shtetin per sa i perket ketij qe po mbyll.
 

krista

Well-known member
Jo, nuk ka ndonjë taksë ekstra për mbylljen, mjafton të kesh shlyer detyrimet ekzistuese dhe mund të vazhdosh të ndjekësh procedurat e mbylljes.
 

Elis Regina

Active member
Per ta mbyllur nuk ke taks, por duhet ti kesh paguar te gjitha taksat qe ta mbyllesh :D
Dhe jo vetem te kesh paguar te gjitha taksat, por duhet te heqesh dore nga cdo teprice qe ke ndaj shtetit. Psh une kisha paguar siguracionet dy here gabimisht, dhe kur shkova ta mbyllja me thane qe je ne rregull, i ke paguar te gjitha detyrimet. Por kaloj afer nje vit dhe nuk ma mbyllnin. Ne fund doli qe duhej te beja nje shkrese qe heq dore nga teprica qe kisha. Ca shteti, mire qe ia kam falur leket, por do dhe dedikim.

Pra morali i fabules eshte: kur do te mbyllesh nje biznes teprica debitore dhe ajo kreditore, duhet te jene zero.

Morali numer dy i pa permendur me lart eshte: sa me e thjeshte forma e biznesit, aq me e lehte mbyllja. Po u rrite shume duhen edhe vendime gjykate dhe ca gjera te tjera. Por po te behesh aq i madh do kesh dhe ndonje jurist qe do te ndihmoje.
 
Top