A mund te marresh klientet e ish-punedhenesit?

stark

Well-known member
Kam hapur nje kompani timen se fundmi dhe shume kliente te cilet mund jene potenciale jane individe ose kompani me te cilat kam bashkepunuar kur kam qene i punesuar diku tjeter. Kam kohe qe i kam shkeputur marredheniet me ate kompani dhe nuk jam shume i informuar nese i kane akoma si kliente, por perseri nuk e di sa etike eshte qe te mundohem t'i marr.

Ne kontraten qe kam pasur nuk eshte se specifikohej ndonje gje per kete rast, por mund te bashkepunoj ne te ardhmen me ish kompanine ku kam qene punesuar dhe nuk dua t'i prish marredheniet me njerezit aty. Nga ana tjeter, klientet qe dua te marr do te me ndihmonin shume sepse me njohin dhe e di se cfare duan. Mendoni se ia vlen qe t'i kontaktoj apo te gjej kliente te rinj?
 

VB

Active member
Biznesi eshte biznes. Nese ti u ofron sherbime apo produkte me te mira nje klienti, normal qe do te vije te ty dhe nuk ka pse prish marredheniet me askend. Nuk do t'ia dalesh nese shqetesohesh nese dikujt i ngel hatri per suksesin tend.
 

alkimisti

Well-known member
Nuk ka pse prishen marredheniet nese thjesht u ofron klienteve sherbimet e tua dhe u le atyre zgjedhjen. Problem do te ishte nese mundohesh t'i marresh duke folur negativisht per ish punedhenesit.
 

$hrek

Well-known member
Ne kontraten qe kam pasur nuk eshte se specifikohej ndonje gje per kete rast
Në shumicën e kontratave të punës, kjo pjesë përmendet, kështu që të këshilloj ta rilexosh edhe një herë me kujdes.

Besoj se do jetë vështirë të bashkëpunosh me ta nëse fillon dhe u merr klientët, por nga ana tjetër, biznesi është biznes siç thotë dhe @VB . Llogarit se cili do të të japë më shumë fitim, klienti apo bashkëpunimi me ish kompaninë tënde, dhe vendos në bazë të kësaj.
 
Nëse ndalimin e konkurrencës nuk e ke të përcaktuar në kontratë, atëherë nga ana ligjore je në rregull. Nuk ke përse kufizohesh vetëm se janë klientët e ish-punëdhënësit tënd.
 

summer vibes

Well-known member
Me ka ndodhur kjo situate me nje ish-punonjesen time dhe pavaresisht se teknikisht nuk beri dicka te gabuar, prape nuk do ta doja si bashkepunetore. Nese eshte shume e rendesishme te bashkepunosh me ish-punedhenesin, nuk do te te keshilloja t'i merrje klientet.
 

Unknown

Member
Lexo mire kontratat qe ke pasur.

ne disa kompani ke nje klauzole qe te ndalon te punosh me nje klient per nje afat te percaktuar ne kontrate, kontrata ime me ndalonte te punoja me ta per 10 vjet, ne rast te kunder perballesh me gjyq dhe kerkojne nje demshperblim qe eshte prap ne varesi te kontrates qe ke firmosur!
 
Top