A mund te aplikosh per pune diku ku nuk po kerkohen punonjes?

tom&gerri

Active member
Nese aplikoj ne nje kompani X sepse nje i njohur me ka folur per te, por qe nuk po kerkohet staf ne ate pozicion per momentin, ekziston mundesia qe te merret parasysh aplikimi im apo do injorohet menjehere?
 
Për sa kohë nuk i bombardon me aplikime aq sa t'i bezdisësh, nuk mendoj se ka ndonjë problem. Madje mund t'u shkruash në email arsyen e aplikimit dhe mund t'iu kërkosh që të të kenë parasysh kur të hapet një vend pune.
 

rashomon

Well-known member
Theksoj faktin që të sqarosh pse po aplikon sepse nuk bën figurë të mirë nëse thjesht dërgon CV kur nuk ka vende të lira ose kur ka mbaruar afati i aplikimit. Por nëse e shpjegon situatën në email, atëherë mund të merresh parasysh.
 

feline

Well-known member
Ashtu si ka kompani qe nxjerrin cdo dite njoftime pune pa qene e sigurt qe do punesojne dike te ri ne nje kohe afatshkurter, ka te tjera qe nuk e nxjerrin menjehere njoftimin per pune. Disa i marrin parasysh e disa jo, keshtu qe them se varet nga kompania dhe sa kohe ka kaluar nga aplikimi yt deri ne lirimin e atij pozicioni qe kerkoje.
 
Top