A mund ta manaxhoj vete website-n?

VB

Active member
Po diskutoj me personin qe po merret me website-n tim, per mirembajtjen e faqes pasi te mbaroje. Me dha nje cmim per nje mirembajtje minimale dhe duke qene se do te kem edhe nje blog, me pyeti nese dua ta manaxhoj vete apo ta manaxhoje ai.

Faqja eshte bere me Wordpress. Une nuk marr vesh shume nga teknologjia, por kam degjuar qe shume njerez e manaxhojne vete blogun ne website-n e tyre. A eshte dicka qe mesohet lehte apo t'ia le atij ne dore postimin e artikujve? Kini parasysh qe dua te duket edhe profesional si blog, dhe te mos rri jave per jave ta pyes se si behet nje gje e caktuar.
 

Dhurata

Well-known member
Po diskutoj me personin qe po merret me website-n tim, per mirembajtjen e faqes pasi te mbaroje. Me dha nje cmim per nje mirembajtje minimale dhe duke qene se do te kem edhe nje blog, me pyeti nese dua ta manaxhoj vete apo ta manaxhoje ai.

Faqja eshte bere me Wordpress. Une nuk marr vesh shume nga teknologjia, por kam degjuar qe shume njerez e manaxhojne vete blogun ne website-n e tyre. A eshte dicka qe mesohet lehte apo t'ia le atij ne dore postimin e artikujve? Kini parasysh qe dua te duket edhe profesional si blog, dhe te mos rri jave per jave ta pyes se si behet nje gje e caktuar.
Besoj se përgjigjen e pyetjes e ke thënë vet, lere ta menaxhojë personi tjetër që të jetë profesionale dhe ti mos harxhosh kohë me të
 
Të them të vërtetën nuk është diçka e pamundur për tu realizuar vetë, mjafton pak kohë e lirë dhe pak durim në fillim sa të mësohesh pastaj nuk ka vështirësi. Kështu, ti e ke vet në dorë t'i bësh postimet e tua profesionale apo sido që ti duash, pa pasur nevojën e dikujt
 

jubei

Well-known member
Më parë që jam marrë pak me këtë fushë, shumë klientë pretendonin se do ta manaxhonin vetë. Në pothuajse të gjitha rastet ka ndodhur që kishte më tepër punë seç mendonin dhe përfundonin ta braktisnin komplet faqen e tyre.

Nqs nuk ke buxhetin e duhur për të mbajtur një faqe me të gjitha shpenzimet, mos e fillo fare më mirë. Është si të blesh makinë e të thuash nuk do i vë karburant se do ta shty vetë. :LOL:
 

stark

Well-known member
Ndoshta e them kete sepse jam disi i fushes, por besoj qe me disa tutoriale, mund te mesosh si te besh vete nje blog profesional, nuk eshte dhe aq e veshtire sa duket. E vertete qe do te duhen disa kohe sa t'ia marresh doren, por pastaj do ta kesh te lehte. Them ta nisesh njehere vete, pasi ke marre disa mesime dhe instruksione, dhe nese e sheh qe eshte nje gje qe mund ta besh, vazhdoje vete.

Mund t'i kerkosh dhe personit qe po te ben website-n, te te shkruaje nje liste instruksionesh se si ta perdoresh blogun, dhe te kesh me pak per at pyetur pastaj. Ose kerkoji qe artikullin e pare ta beje ai dhe ti ta shikosh cfare hapash ndjek, keshtu qe te mesohesh disi.
 

meri72

Well-known member
Varet edhe nga sa kohe ke. Shkrimi i blogut ne vetvete, te merr goxha kohe nese do ta besh si duhet. Shtoji kesaj edhe kohen per ta edituar dhe postuar qe te duket mire. Nese ke kohe mjaftueshem per t'u marre me kete pjese, atehere provoje ta besh vete. Por, nese nuk ke kohe dhe do te postosh shpesh, ndoshta nuk ia vlen. Dikush qe eshte i fushes mund te ta postoje per rreth 1 ore, nderkohe qe ty mund te te duhen dite per nje postim te vetem.
 

Unknown

New member
Fillimisht mirmbajtja e nje blogu nuk kerkon ndonje kosto te madhe dhe as shume aftesi teknike, neshe behet fjale qe te besh vetem postimet atehere ste duhet nje web delveoper.
Nje web developer i mire dhe qe i intereson klienti mund te bej nje video tutorial qe nuk zgjat me shume se 5 minuta dhe do te "zhdukte" te gjitha opsionet e tjera.

Nese kerkon ndryshime te tjera do te thoja qe ta paguaje, nga eksperienca ime klientet shqipetar jane me te keqinjte.

1: Duket sikur mund te bejne cdo gje vete dhe ikin me idene pse tja jap atij pagesen
2: Nuk lexojne dhe nuk shikojne video
3: Durimi u zgjat 3 muaj, muajin e 4 futen ne opsione qe skane lidhje me blogun dhe e kthejne websiten permbys.

nese e gjen veten ketu, bej nje deal per mirmbajtje dhe rri i qete.
nese duhet te besh vetem postime, ste duhet nje web developer
 
Top