A mund të punësoj një familjar për të mbushur vitet e pensionit?

rashomon

Well-known member
Mamasë time i duhet të plotësojë edhe disa 2-3 vite pune që të përfitojë pension të plotë. Në fillim mendova të bëja sigurim vullnetar dhe t'i paguaja kontributet për vitet e mbetura. Por më thanë që mund edhe ta punësoja në mënyrë fiktive me rrogë minimale në kompaninë time, për aq kohë sa të mbushë vitet. A është e ligjshme është që të punësosh dikë vetëm sa për t'i kaluar rrogën apo ka ndonjë rregull që e ndalon?
 

Bledar

Active member
Nuk e di nese punesimi fiktiv eshte i ligjshem, por me duket se te bie me shtrenjte ta punesosh. Kontributet qe paguan me rroge minimale me duket se jane rreth 7000 leke ne muaj, por me sigurim vullnetar duhet te paguash rreth 5000 leke ne muaj. Nuk jam shume i sigurt per shifrat por besoj se sigurimi vullnetar te kushton me pak.
 

jubei

Well-known member
Nëse e ka plotësuar moshën atëherë edhe unë do këshilloja kontributet vullnetare, kryesisht sepse fillon të marrësh pension tani dhe jo pas 3 vitesh! Për sa i përket a mund ta punësosh apo jo, sigurisht që mundesh, pa problem fare. Vëre pozicion pastruese me rrogë minimale dhe mbaro punë.
 
Top