A mund të jenë njerëzit e biznesit politikanë të mirë?

feline

Well-known member
Flitet se Howard Schultz, ish-CEO i Starbucks mund të kandidojë si president në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, ndërkohë që edhe presidenti i tanishëm vjen nga bota e biznesit. Edhe këtu te ne ka patur disa përpjekje, por mendoj se në përgjithësi njerëzit e biznesit edhe kur janë shumë të suksesshëm, nuk ia dalin aq mirë në politikë. Pse ndodh kështu kur në teori do duhej të funksiononte? Të drejtosh një shtet është pak a shumë si të drejtosh një biznes, apo jo?
 

drenovari

Well-known member
Pse mendon qe nuk jane politikane te mire? Kryesore per ta eshte ekonomia dhe kjo eshte me e rendesishmja edhe per popullin. Arsyeja pse po ikin shqiptaret pershembull nuk eshte politika e jashtme, po ekonomia e dobet qe kemi.
 

Waldo

Well-known member
Nuk varet aq shume nga profesioni. Eshte njesoj si te thuash "pse sportistet nuk jane politikane te mire". Biznesmenet jane njerez pragmatike qe dine te shesin, por kjo nuk mjafton per nje politikan. Kete e kupton ama pasi e ke blere imazhin e politikanit qe te kane shitur. Njerezit ne fushen e ligjeve, juristet psh jane me te pershtatshem.
 

heisenber9

Well-known member
Varet çfarë nënkupton ti me 'të mirë', sepse kjo mund të jetë subjektive. Por kush merret me biznes di si t'u shkojë gjërave në fund pa shumë burokraci dhe të jetë efiçent.
 

alkimisti

Well-known member
Biznesi eshte nje fushe ku perdoret logjika objektive, ndersa politika jo. Ky mendoj une qe eshte problemi
 

Piknik te Lana

Well-known member
Njerëzit e biznesit janë shumë më të mirë në drejtimin e shtetit se sa çdo tjetër, pasi dijnë se si prodhohet vlera. Gjithsesi, vetëm politikanë karriere të mos kesh, mirë është. Ata janë kancer.
 

Zanzibar

Well-known member
Pervec rasteve kur ka konflikte interesi, biznesmenet jane politikane dhe drejtues shtetesh te mire. Thjesht populli mund t'i shohe me sy jo te mire ata qe vijne nga shtresa me e pasur dhe me e privilegjuar e vendit.
 

feline

Well-known member
populli mund t'i shohe me sy jo te mire ata qe vijne nga shtresa me e pasur dhe me e privilegjuar e vendit.
Ndoshta kjo është arsyeja pse nuk i duan. Por që të jemi të sinqertë shumica e politikanëve vijnë nga familje me pasuri dhe rrjedhimisht janë super të privilegjuar. Biznesmenët shumicën e rasteve janë self-made dhe e kanë fituar vetë pozitën e tyre.
 
Top