A merr pagese papunesie nese ke marre page lufte?

summer vibes

Well-known member
Nje nga ish punonjeset e mia ka perfituar pagen e luftes prej 40 000 leke. A perfiton edhe pagesen e papunesise qe do ta merrte normalisht? Ka dorezuar te gjithe dokumentacionet e nevojshme, por nuk ka marre akoma ndonje njoftim. Ka ndonje rregull qe nese ke marre page lufte, automatikisht nuk merr pagesen e papunesise, apo nuk kane lidhje me njera tjetren?
 

Bledar

Active member
Mesa kam pare ne lajme, nese perfiton nga nje pakete e caktuar e ndihmes ekonomike, nuk mund te perfitosh nga nje tjeter. Ndoshta mund te filloje ta perfitoje pagesen e papunesise pasi te mbarojne tre muajt e pages se luftes, por nuk jam shume i sigurt.
 

VB

Member
Kam edhe une te njejtin problem. Pagesa e papunesise i binte zgjedhje me e mire sepse ata qe kam larguar nga puna do te perfitonin 13 000 leke cdo muaj per 6 muaj, ndersa per momentin kane perfituar 40 000 leke gjithsej per 3 muaj. Me shkoi ne mendje para se te aplikoja qe do te ishte me mire te merrnin pagese papunesie, por pastaj doli lajmi qe do te penalizohesha si biznes nese nuk aplikoja per pagen e luftes dhe aplikova. Tani ish-punonjesit me thone qe donim pagese papunesie me mire, se kaq sa kemi marre tani nuk na dalin.

Jane shume te paqarte me keto vendimet qe nxjerrin. As kur pyet ne institucione nuk dine cfare te te thone, jo me njerezit e zakonshem. Nuk e di a e bejne me qellim per te na ngaterruar apo jane te paafte.
 

ervis

Member
Ata qe njoh une, perfshire ish-punonjesit e mi, nuk kane marre pagese papunesie akoma. Kane thene qe ka nje shprese qe mund te jepet te pakten per disa muaj, por nuk e di njeri te sakte, perfshire edhe vete punonjesit e institucioneve.
 
Top