A lejohet te shiten produkte qe i ke marre falas?

alkimisti

Well-known member
Kam nje ide per te shitur paketa produktesh qe mund t'i gjej falas online, por nuk e di nese mund te kem probleme ligjore. Ideja eshte pak a shume te shes paketa librash qe i gjej online falas, por me nje cmim te ulet. Dmth nese dikush do te informohet per nje teme te caktuar, te kem gati nje pakete librash online qe t'ia shes. Perfitimi eshte me teper te pjesa qe nuk do harxhojne kohe per t'i gjetur se sa te vlera e librit.

A mund te behet nje gje e tille apo ka mundesi te me dalin probleme ligjore meqe po shes produkte qe ne fakt jane falas?
 

stark

Well-known member
Besoj se problemi yt nuk eshte te fakti se si i ke marre produktet, falas apo jo. Dikush mund te te kete dhuruar e zeme nje tavoline dhe ti mund ta shesesh pa problem, edhe pse nuk e ke blere. Por, ne rastin e librave online eshte me e nderlikuar. Shumica e atyre qe jane falas, lejohen vetem per perdorim personal dhe jo per perfitim monetar. Dmth ty te lejohet ta shkarkosh dhe ta lexosh per vete, por jo ta perdoresh per ta shitur dhe te marresh perfitime.
 

name of the rose

Well-known member
Nëse gjen libra online që ta lejojnë edhe tregtimin e tyre, mund t'i shesësh pa problem, por vështirë të gjesh të tillë. Madje, shumica e librave online ta ndalojnë tregtimin edhe nëse i ke të blerë, sepse supozohet t'i përdorësh vetëm për vete.

Perfitimi eshte me teper te pjesa qe nuk do harxhojne kohe per t'i gjetur se sa te vlera e librit.
Përqendrohu te kjo pjesë atëherë. Ofroje gjetjen e librave si shërbim, mos ofro librat direkt si produkte. Bëj një listë linqesh ku mund t'i gjejnë librat në lidhje me temën për të cilën janë të interesuar dhe lëri që t'i shkarkojnë vetë. Kështu shet shërbimin dhe jo librin, dhe nuk ke probleme ligjore me licensat.
 

jubei

Well-known member
Këto gjëra zakonisht kanë diku edhe liçensën e përdorimit. Lexoje aty çfarë lejohet dhe çfarë jo. Nuk ka përgjigje kallup për çdo rast.
 

Elisabeta

New member
Kjo situate lidhet me dy drejtime.

Se pari, pronesia intelektuale dhe e drejta e autorit per te shitur librin online, pavaresisht se ai ofrohet falas ne nje burim te caktuar.

Se dyti, tregtimi i ketyre produkteve digjitale kur eshte legjitim ne rastin qe e drejta e autorit nuk ta mohon, patjeter qe mund te kryhet por jo individualisht, por nepermjet nje subjekti tregtar, person fizik apo juridik te regjistruar ne QKB apo ne Gjykate apo ne Tatime sipas llojit te formes ligjore.

Te ardhurat jane te tatueshme si cdo aktivitet tjeter. Detyrimet e deklarimit te biznesit per tatimet dhe taksat respektive gjithashtu.
 

jubei

Well-known member
Se dyti, tregtimi i ketyre produkteve digjitale kur eshte legjitim ne rastin qe e drejta e autorit nuk ta mohon, patjeter qe mund te kryhet por jo individualisht, por nepermjet nje subjekti tregtar, person fizik apo juridik te regjistruar ne QKB apo ne Gjykate apo ne Tatime sipas llojit te formes ligjore.

Te ardhurat jane te tatueshme si cdo aktivitet tjeter. Detyrimet e deklarimit te biznesit per tatimet dhe taksat respektive gjithashtu.
Megjithatë, besoj se për sipërmarrje online të reja, të vogla dhe eksperimentale nuk është ide e mirë të regjistrohesh që në fillim, pavarësisht se kështu duhet sipas ligjit. Ndryshe është për dyqane, aty nuk ke nga ia mbath.
 
Top