A keshillohet te marresh kredi ne kete kohe?

Bledar

Well-known member
Ka disa kohe qe dua te bej disa investime ne kompanine time, por nuk kam patur mjaftueshem fonde. Gjithmone kam qene skeptik ndaj kredive, por njerezit me thone qe pa marre kredi nuk mund te ecet shume. Tani degjova qe kredite i kane interesat shume te uleta per shkak te situates, por nga ana tjeter per te njejten arsye edhe biznesi im nuk eshte shume i sigurt se si do te shkoje. Mendoni qe eshte vendim i mire te marresh kredi tani qe jane interesat e uleta, apo nuk ia vlen te merret si risk?
 

name of the rose

Well-known member
Unë jam nga këta njerëzit që kanë pasur përvojë të mirë me kreditë. I dha një shtysë të madhe biznesit dhe nuk është se e shoh si barrë të madhe në fund të muajit. Nëse nuk do të kisha marrë kredi, tani do të kisha një biznes shumë modest, pa shumë të ardhme.

Por s'mund të them që ky do të jetë edhe rasti yt, varet nga situata specifike pse thua që nuk je i sigurt se si do të shkojë. Nëse kredia do të ndihmojë që të kesh më shumë fitime, atëherë ta këshilloj, por nëse është thjesht për të ndërruar mobiljet e zyrës për shembull, nuk ia vlen.
 

alkimisti

Well-known member
Gjithmone kam qene skeptik ndaj kredive, por njerezit me thone qe pa marre kredi nuk mund te ecet shume.
Askujt nuk i pelqejne kredite, por ketu kane te drejte. Shumica e pronareve te bizneseve qe njoh me kredi e kane nisur. Nese tani jane interesat e uleta, mos e humb si mundesi.
 

stark

Well-known member
Besoj se fillimisht duhet te shohesh nese keto interesa jane fikse, sepse mund te ndodhe qe pas disa kohesh te te rriten.
 
Mesa jam interesuar unë për kreditë interesat tani janë shumë të ulta, por do të rriten menjëherë pas kësaj situate. Nëse mund të përballosh këstet e kredive, merre por mos u nis me idenë se janë me interes të ulët, nuk do zgjas shumë kjo situatë
 

Sihana

Member
Ka disa kohe qe dua te bej disa investime ne kompanine time, por nuk kam patur mjaftueshem fonde. Gjithmone kam qene skeptik ndaj kredive, por njerezit me thone qe pa marre kredi nuk mund te ecet shume. Tani degjova qe kredite i kane interesat shume te uleta per shkak te situates, por nga ana tjeter per te njejten arsye edhe biznesi im nuk eshte shume i sigurt se si do te shkoje. Mendoni qe eshte vendim i mire te marresh kredi tani qe jane interesat e uleta, apo nuk ia vlen te merret si risk?
Pershendetje, tani eshte koha me e mire per investim, mirepo persa i perket kredive do te thosha sigurohu qe interesat te jene fikse. Kam pershtypjen qe interesat do te jene te ulta per nje kohe te vazhdueshme sepse kjo pandemi e ka demtuar boten me rende se 2008-ta. Kuptohet qe duhen lexuar e ster lexuar kontratat sebashku me figurat. Mbaresi ju uroj.
 

jubei

Well-known member
do te thosha sigurohu qe interesat te jene fikse. Kam pershtypjen qe interesat do te jene te ulta per nje kohe te vazhdueshme
Interesi fiks ama nuk është normalisht më i lartë? Është çështje vlerësimi pastaj se si do shkojë ekonomia. Nëse parashikimi është gabim, përfundon të paguash më tepër.
 

Sihana

Member
Interesi fiks ama nuk është normalisht më i lartë? Është çështje vlerësimi pastaj se si do shkojë ekonomia. Nëse parashikimi është gabim, përfundon të paguash më tepër.
Po, keni te drejte, nqse e fikson do te paguash pak me shume sesa po e le variable mirepo ke siguri. Per disa, kjo siguri eshte e rendesishme. Per arsye se ka kaq shume paqartesi ne çdo aspekt, une do kisha thene qe eshte me mire te jesh i sigurt.
 

jubei

Well-known member
Çfarë lloj sigurie të jep interesi fiks? Mua më duket si më i "pasigurt" pasi varet nga mbarëvajtja e ekonomisë, gjë që nuk e ke në dorë. Ndërsa kredia me interes variabël shkon sipas inflacionit dhe më duket disi më e parashikueshme. Ndoshta e kam gabim?
 
Top