A janë ekspertët e SEO-s sot thjesht krijues të mirë të përmbajtjes?

Dhurata

Well-known member
Një përmbajtje e mirë e faqes është gjithmonë një pikë kyçe për sukses, prandaj dhe për website-n tim kam përzgjedhur një specialist SEO.

Por a është një specialit i SEO-s, thjesht një krijues i një përmbajtjeje të mirë dhe vetëm kaq sot?
 

Piknik te Lana

Well-known member
Sot duhet të dijë mirë edhe HTML pasi motorret e kërkimit po ndryshojnë se si funksionojnë, janë të orientuara drejt përgjigjeve. Dhe ndërtimi i rregullt i faqes ndihmon që të preferohet.
 

alkimisti

Well-known member
Bizneset e medha, jashte vendit kryesisht, i kane te ndara dy detyrat: SEO dhe krijues permbajtjeje. Ata qe merren vetem me SEO kane detyra me teknike, bejne pune analitike dhe u percjellin kerkesat e tyre krijuesve te permbajtjes.

Natyrisht qe ne Shqiperi, specialisti i SEOs zakonisht ben edhe krijuesin e permbajtjes. Jane dy gjera qe shkojne bashke, dhe duhet te kete njohuri nga te dyja fushat. Per shembull, mund te jete nje krijues permbajtjeje shume i mire, por nese nuk e di te gjeje fjalet kyce per t'u rankuar sa me lart dhe nuk di ku t'i vendose ato, shkrimi i mire iken dem. Per me teper qe SEO po behet gjithmone e me shume teknik, do te thoja qe kur te perzgjedhesh specialistin e SEOs te mos fokusohesh vetem te aftesite e krijimit te permbajtjes.
 
Top