A ia vlen te shesesh online?

CoCo

Well-known member
Per ato biznese qe ofrojne blerjen dhe shperndarjen e produkteve te tyre online, a ka mjaftueshem shitje per te justifikuar kostot?

Kam pare qe disa biznese po mundohen te bejne shitje online, dhe ua dergojne ne shtepi konsumatoreve. Por e gjitha kjo ka nje kosto, nese nuk e ke patur infrastrukturen me perpara. Duhet te krijosh website-n, te promovosh sherbimin online, te punesosh personat qe do te merren me shperndarjen, dhe ndoshta edhe hapa te tjere qe nuk i di duke qene se nuk kam shitur me perpara online.

Nese do te shisja produkte ushqimore, qe jane te domosdoshme, ose per shembull produkte elektronike qe kushtojne, nuk do ta mendoja dy here dhe do te filloja t'i ofroja edhe online. Por duke qene se shes rroba dhe aksesore, qe nuk jane produkte te domosdoshme, kam frike se do te investoj shume, pa patur ndonje fitim te madh. Dhe ne kete kohe duhet te tregohemi te kujdesshem me shpenzimet.

A me keshilloni ta marr si nisme apo nuk ia vlen te rrezikoj?
 

rashomon

Well-known member
Mesa po shohim e ardhmja është shitja e produkteve online. Njeriu më i pasur në botë është Jeff Bezos, që vazhdon të pasurohet ndërkohë që shumica po falimenton në këtë periudhë. Kjo situatë, përveç se nuk dihet sa do të vazhdojë, me shumë mundësi do të përsëritet, kështu që sigurisht ia vlen të investosh. Infrastruktura për shitjet online do të jetë e vlefshme edhe kur situata të kthehet në normalitet, është një aset i shtuar i biznesit dhe jo një shpenzim i kotë.
 

hazelnut

Member
Këto javët e para ndodh që shumica blejnë vetëm gjërat më të nevojshme, por më vonë, edhe nëse do të vazhdojë kështu si situatë, njerëzit do të duan të blejnë edhe mallra të tjerë. Siç po thotë edhe @rashomon, e ardhmja është online tashmë. Kur çdo gjë të jetë kthyer në normalitet, do të ketë shumë që janë mësuar të blejnë nga shtëpia gjatë kësaj periudhe dhe do të duan të vazhdojnë të blejnë nga shtëpia. Të këshilloj ta marrësh si nismë sa më parë, që të jesh një hap para konkurrentëve. Normal që rreziku ekziston, sidomos tani në këtë situatë të pasigurt, por në këtë rast ia vlen për mendimin tim.
 

Bledar

Well-known member
Per ato biznese qe ofrojne blerjen dhe shperndarjen e produkteve te tyre online, a ka mjaftueshem shitje per te justifikuar kostot?
Une po ofroj blerjen nga shtepia te disa produkteve ushqimore. Normal qe shitjet nuk jane njelloj si normalisht, dhe infrastrukturen e kisha qe me perpara pak a shume. Eshte nje zgjidhje sa per te mos ndenjur pa pune fare, nuk eshte se ka ndonje fitim marramendes.

Por prape se prape, bie dakort me te tjeret, qe gjithsesi do te te duhet ta aplikosh nje dite, dhe me mire ta nisesh qe tani. Sa per kostot e shperndarjes, nuk ke pse ta vrasesh mendjen shume sepse koston e transportit do ta paguaje klienti. Dhe persona qe merren me shperndarjen nuk eshte shume e veshtire te gjesh, duke patur parasysh qe tani kane nevoje njerezit per pune. Nese nuk do te shpenzosh per website-n, mund te gjesh nje zgjidhje alternative me te lire, per shembull qe klientet te porosisin nepermjet rrjeteve sociale apo telefonit. Shumica e bizneseve qe kam pare, i reklamojne produktet ne Facebook apo Instagram, dhe klientet i porosisin duke derguar mesazh.
 
Top