A ia vlen te ndryshosh profilin e biznesit?

Bledar

Active member
A e ka nderruar ndokush prej jush teresisht profilin e biznesit? Mendoni se me njohurite e pergjithshme qe ke fituar nga drejtimi nje biznesi, mund t'ia dalesh edhe ne nje fushe komplet tjeter? Po mendoj t'i futem nje drejtimi tjeter biznesi ne vend qe te rimekemb kete qe kam, po nuk e di nese eshte vendimi i duhur.
 

oaky

Well-known member
Nese ke aftesi drejtimi dhe menaxhimi te mira eshte e mundur t'ia dalesh ne nje fushe tjeter. Po gjithmone varet nga fusha. Mund te jesh shume i afte ne hoteleri-turizem per shembull, por nese do te kalosh ne fushen e teknologjise, te duhen aftesi dhe njohuri te tjera.

Une ne fillim kisha nje bar-restorant, pastaj kalova ne fushen e prodhimit dhe tregtimit te vererave. Eksperiencat e para ne biznes me ndihmuan shume, por me duheshin shume njohiuri te tjera qe t'ia dilja ne nismen e re qe mora. Sa me teknike dhe specifike te jete nje fushe, aq me shume informacion te duhet. Nje vendim i mire qe mora ishte punesimi i disa njerezve shume te afte dhe te specializuar teknikisht, dhe te njejten gje te keshilloj edhe ty. Nese nuk ke shume eksperience dhe informacion ne nje sektor te caktuar, te pakten rrethoje veten me njerez qe marrin vesh dhe ti merru me menaxhimin dhe pjesen e te berit biznes.
 

stark

Well-known member
Nese e sheh qe biznesi aktual nuk po funksionon dhe nuk ka te ardhme, per mendimin tim eshte ide shume e mire te nderrosh profil. Nuk eshte e thene te dalesh ne pension ne te njejtin biznes me te cilin e ke nisur.
 

dr. dollari

Active member
Nqs ke humbur besimin tek biznesi aktual, mund te perpiqesh ta shesesh e te fillosh dicka tjeter. Nuk ka asgje te keqe.
 
Top