A ia vlen të shkrish biznesin tënd me një biznes në falimentim?

rashomon

Well-known member
Përshëndetje,
Një nga konkurrentët e mi, dhe gjithashtu një i njohur i imi, ka shpallur falimentimin së fundmi dhe më ofroi të blija disa nga pajisjet ose ndoshta dhe mjediset e punës. Duke qenë se ishte një ofertë e mirë, e pranova. Gjithashtu, unë jam në kërkim të punonjësve të rinj dhe do të doja të dija nëse ia vlen të punësoj punonjësit e tij. Nga njëra anë më pëlqen fakti që njihen me njëri-tjetrin dhe kanë eksperiencë, por nuk di mirë arsyet e falimentimit dhe dyshoj mos ka qenë kompetenca e punonjësve si shkak. Ish shefi i tyre më siguroi që janë shumë profesionalë, por nuk e di sa mund t'i besoj...
 

Blue Eye Resort

Well-known member
Nëse do të kishin qenë ata një nga arsyet e falimentimit, nuk do të t'i rekomandonte. Pastaj, punonjësit varet si i menaxhon. Gjithsesi, merri në intervistë dhe kontrollo sa kompetentë janë në punën që bëjnë.
 

Waldo

Well-known member
Nuk ka biznes qe falimenton prej punonjesve, vetem nese ata arrijne te zhvatin ne ndonje menyre pronarin. Ne cdo rast eshte pergjegjesia jote.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Kjo nuk është shkrirje, është blerje e biznesit. Ti praktikisht po i blen biznesin atij. Para se të blesh çdogjë duhet të dijsh pse nuk vajti mirë.
 
Top