A eshte i dobishem LinkedIn?

summer vibes

Well-known member
Per te promovuar biznesin deri me tani kam perdorur rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram, por po degjoj gjithmone e me teper qe LinkedIn eshte me profesional dhe i dobishem. A mund te me jepni nje mendin sepse une vete nuk kam pasur eksperience me kete rrjet. Pashe qe kishte dhe nje version me pagese LinkedIn Premium dhe dua te di a eshte ide e mire per ta blere..
 

rashomon

Well-known member
Varet nga lloji i biznesit që ke. Është shumë i dobishëm për të gjetur punonjës potencialë dhe për t'u lidhur me bashkëpunëtorë të së njëjtës fushë. Do të të këshilloja të përdornit për një kohë versionin pa pagesë të LinkedIn dhe nqs e shihni si të dobishëm mund të zgjidhni të merrni dhe versionin Premium
 

heisenber9

Well-known member
Është platforma e tretë sociale më e përdorur nga bizneset dhe mund të jetë një mënyrë e mirë për të punësuar njerëz të rinj, siç u tha edhe më lart. Kështu që jo vetëm është i dobishëm, por ndonjëherë edhe i nevojshëm.
 

krista

Well-known member
Linkedin eshte me profesional se rrjetet e tjera. Nuk eshte i mbushur me adoleshent apo persona qe te ndjekin vetem per ti bere nje follow back. Kam idene qe personat qe te ndjekin kane vertet interes per ty.
 

Unknown

Well-known member
I vetmi problem qe do hasësh aty do jene numeri me i lartë i CEO se i punonjësve.
Keshtuqe nese te vjen ndonje CV nga ndonje CEO mos u habit.
 

jubei

Well-known member
Nuk është gjë e mirë që ka shumë CEO? Megjithatë unë mendoj se ka më tepër "influencers" dhe "coaches" se sa CEO.
 

Unknown

Well-known member
Mua asnje nga 3 kategorite qe permende sme pelqejne :)

CEO sepse pjesa me e madhe jane fake, jane thjesht individ qe kane regjistruar nje biznes dhe u interesojne titujt me teper se puna.

keta te dytet dhe te tretet me duket sikur me japin mend.

nje short story...

Kontaktova dike per nje pozicion pune para ca kohesh pasi me duhej staf, linkedin e kish mire e pash dhe qe punonte freelancer, nisa ti shpjegoja punen/pozicionin qe te shfaqte interes dhe ne fund me tha sdi nga keto une, vetem menaxhoj rrjetet sociale
 
Top