A eshte i dobishem LinkedIn?

summer vibes

Well-known member
Per te promovuar biznesin deri me tani kam perdorur rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram, por po degjoj gjithmone e me teper qe LinkedIn eshte me profesional dhe i dobishem. A mund te me jepni nje mendin sepse une vete nuk kam pasur eksperience me kete rrjet. Pashe qe kishte dhe nje version me pagese LinkedIn Premium dhe dua te di a eshte ide e mire per ta blere..
 

rashomon

Well-known member
Varet nga lloji i biznesit që ke. Është shumë i dobishëm për të gjetur punonjës potencialë dhe për t'u lidhur me bashkëpunëtorë të së njëjtës fushë. Do të të këshilloja të përdornit për një kohë versionin pa pagesë të LinkedIn dhe nqs e shihni si të dobishëm mund të zgjidhni të merrni dhe versionin Premium
 

heisenber9

Well-known member
Është platforma e tretë sociale më e përdorur nga bizneset dhe mund të jetë një mënyrë e mirë për të punësuar njerëz të rinj, siç u tha edhe më lart. Kështu që jo vetëm është i dobishëm, por ndonjëherë edhe i nevojshëm.
 
Top