A eshte e garantuar nje pune e mire nese ke nje Ph.D?

tom&gerri

Active member
Bill Gates dhe Mark Zuckerberg jane vetem dy nga njerezit me te suksesshem qe dihet qe e kane lene shkollen ne mes. Sa vlere kane pra titujt akademike, vecanerisht ne biznes?
 
Drishti

Well-known member
Keta njerezit qe ia kane dale pa mbaruar shkollen jane nje perqindje e vogel e njerezve te suksesshem ne biznes, shumica kane nje edukim te mire. Per me teper, ata kane mesuar vete,nuk eshte se jane bere papritur gjeni. Nese dikush ka vullnet te mesoje vete pa ndihmen e shkolles, atehere mund te ndjeke rrugen e tyre, por nuk mendoj qe titujt jane pa vlere. Vlera varet se si e zbaton ti ne jete ate qe ke mesuar.
 
CoCo

Well-known member
Mesa kam vene re une, ketu ne Shqiperi nese ke Ph.D puna me e mire qe mund te kesh eshte te punosh ne universitet. Ne biznes nuk me duket se eshte shume e nevojshme te kesh tituj, me teper ka te beje me shpirtin e sipermarrjes
 
U ndryshua për herë të fundit nga një moderator:

feline

Well-known member
Titujt akademike pastaj jane te rendesishem, por kjo nuk do te thote se meqe ti ke bere me shume shkolle se te tjeret do te te hapen te gjitha dyert.
ps: Ata dy qe permende ti kane lene Harvardin, jo nje universitet cfaredo. Besoj se ka dallim.
 
tom&gerri

Active member
Keta njerezit qe ia kane dale pa mbaruar shkollen jane nje perqindje e vogel e njerezve te suksesshem ne biznes, shumica kane nje edukim te mire. Per me teper, ata kane mesuar vete,nuk eshte se jane bere papritur gjeni. Nese dikush ka vullnet te mesoje vete pa ndihmen e shkolles, atehere mund te ndjeke rrugen e tyre, por nuk mendoj qe titujt jane pa vlere. Vlera varet se si e zbaton ti ne jete ate qe ke mesuar.
Doktoratura eshte shume e rendesishme per nje biolog ose fizikant ne CERN, po ne biznes nuk besoj se ndihmon shume. Vetem sa behesh i bezdisshem per te tjeret, sa here qe e tregon si medalje.
 
Zanzibar

Well-known member
Ka njerëz shumë të aftë të padiplomuar dhe kamarierë me diplomë, por në përgjithësi një formim i mirë të ndihmon për të ecur para. Pjesa tjetër varet nga aftësitë e secilit.
 
oaky

Well-known member
Per mendimin tim ne biznes eshte me e vlefshme eksperienca. Nese do te mbarosh Ph.D, do te dalesh ne pune minimumi 25 vjec, nderkohe qe te tjeret mund ta kene nisur karrieren ne biznes shume me perpara. Dikush mund te thote qe mund te merresh me biznesin dhe shkollen bashke, por nga eksperienca ime, per te patur sukses ne biznes duhet te jesh i perkushtuar vetem te biznesi dhe jo ta kesh mendjen te shperndare ne shkolle apo pune te tjera
 
feline

Well-known member
Mund te duket e padrejte kur mendon sa eshte munduar ai tjetri per te bere tere ate shkolle, ama per asgje nuk mund te kesh garanci te plote, aq me pak per nje vend pune ne kohet e sotme.
 
Arben

Member
Mendo se shkollimi i mire nuk eshte tregues i aftesive te tua ne sipermarrje, por eshte tregues i sipermaresit qe ti do te jesh. Nje formim i mire, te jep ne kulture tjeter ne: sjellje, komunikim, raportin tend me koleget e tjere.

Pra nuk do te thote qe nuk mund te jesh sipermarres nese nuk ke shkollimin e duhur, por nje sipermarres i shkolluar mendoj qe diferencon nga pesa tjeter qe nga fjalia a pare qe thote.
 
Dhurata

Nuk ka lidhje fare sipas meje. Ne të gjithë e dimë nivelin e arsimit në vendin tonë dhe sesa përfitojmë prej shkollave, universiteteve etj. Sipërmarrës lind dhe nuk e mëson në asnjë shkollë, është pjesë e karakterit, aftësi e lindur.
 
Unknown

Member
Edukimi seshte asnjehere i demshem per mendimin tim dhe pse ne biznes se shoh te domosdoshem.
Njoh shume persona (jo mark e bill) qe kane biznese te sukseshme dhe i drejtojne mjaft mire pa ber shkolle por duhet pare dhe qellimi individit, jo te gjithe kane iniciativen apo vazhdimesine, ndonjehere ajo diploma tregon pergatitje dhe nje siguri tek pundhenesi i ardhshem.

Mark & Bill jane shembuj te mire motivimi por jo cdo individ mund te ndjek ate rruge!
 
jubei

Well-known member
Varet edhe nga fusha, në fusha shkencore ose kërkimore ndoshta vlen ky arsim më tepër. Por për shumë fusha të tjera, alternativa është midis një person rreth 30 vjeç me PhD pa eksperiencë pune, dhe një person rreth 30 vjeç me 5 vite eksperiencë pune. Personalisht do marr të dytin çdo herë, nëse të gjitha të tjerat ishin njësoj.
 
Top