A e keshilloni rebranding?

krista

Well-known member
E kam hapur biznesin shume vite me pare, kur nuk kisha shume informacion rreth marketingut dhe konceptit te brand-it ne pergjithesi. Si rrjedhoje, emri dhe logoja e biznesit eshte shume e vjeteruar dhe e thjeshte, gje qe nuk me ndihmon me konkurrencen e re. Po nga ana tjeter, klientet qe kam me identifikojne me brand-in e tanishem, prandaj nuk kam rrezikuar qe ta nderroj. Per me teper, nuk kam patur buxhetin e duhur qe te investoj per te bere nje branding te mirefillte te biznesit qe te me prezantoje mire edhe vite me vone.

Tashme jam me e lire nga ana financiare per te investuar ne marketing, por nuk e di nese kjo do te ndikoje te klientet ekzistues. Nuk e di nga eksperienca juaj me rebranding, nese ju ka ndodhur qe te humbisni klientet e vjeter? A eshte e mundur te nderrosh emrin e biznesit dhe jo vetem logon, por perseri te identifikohesh nga klientet?
 

Drishti

Well-known member
Une jam me filozofine: If it ain't broke, don't fix it. Nese nuk ke nje arsye shume te forte per te bere rebranding, me mire mos e bej.

Rebranding kam pershtypjen se behet kur ndryshon dicka ne produktet dhe sherbimet qe ofron, ose do te arrish nje demografi tjeter nga ajo qe ke. Per keto arsye ia vlen te rrezikosh, por nuk ke pse nese thjesht mendon se eshte e vjeteruar. Nuk me duket qe nje logo e thjeshte eshte problem, kur klientet arrijne te te identifikojne me te.
 

krista

Well-known member
Nuk eshte se kam ndryshime te produktet dhe sherbimet, por eshte problem fakti qe konkurrenca eshte shume me perpara ne aspektin e brand-it. Per me teper, dua te fitoj dhe kliente te rinj dhe me ky brand qe kam tani nuk besoj se me ndihmon.
 

Waldo

Well-known member
Nuk eshte se kam ndryshime te produktet dhe sherbimet, por eshte problem fakti qe konkurrenca eshte shume me perpara ne aspektin e brand-it. Per me teper, dua te fitoj dhe kliente te rinj dhe me ky brand qe kam tani nuk besoj se me ndihmon.
Nese kerkon te afrosh kliente te rinj, sic thua edhe vete, nuk duhet te jesh pas konkurrenteve. Duhet te guxosh qe te marresh vemendjen e klientit dhe levizjet e duhura ne marketing mund te jene ajo qe nevojitet.
 

alkimisti

Well-known member
Rebranding eshte nje ide e shkelqyer. Ki kujdes te zgjedhesh nje agjensi te mire marketingu dhe t'ua besh te qarte qe do t'i qendrosh besnike identitetit qe ke per shkak te klienteve. Nuk eshte e nevojshme te besh ndryshime rrenjesore, mund te mjaftoje nje rifreskim i brandit sa per ta sjelle ne kohe.

Nese mendon qe klientet e vjeter nuk do te te identifikojne, organizo nje event promovimi apo nje fushate marketingu per t'i lajmeruar per ndryshimet e reja. Nga eksperienca ime, klienteve u pelqen nje ndryshim ne brand per sa kohe behet mire.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Si është brandi aktual? Me çfarë merret kompania? Pa ditur nuk mund të themi. Ndoshta nuk është aq i keq sa mendon.
 

ervin89

Active member
Edhe korporatat dhe bizneset e medha bejne ndryshime te tilla here pas here, por eshte thike me dy presa. Mund te dalesh me fitim ose te humbasesh edhe ata kliente qe ke deri tani. Nese ben ndryshime, sigurohu qe te bashkepunosh me profesioniste dhe te jepni me te miren e mundshme.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Mund te dalesh me fitim ose te humbasesh edhe ata kliente qe ke deri tani.
Dmth nëse ty të pëlqen dhe blen një produkt X, dhe ky produkt nesër e ndryshon emrin e bën Y, ti nuk do ta blesh më vetëm për këtë ndryshim? Nuk besoj se klientët largohen vetëm me kaq. Madje besoj se afatshkurtër nuk ka shumë rëndësi. Brandimi ka më tepër rezultate afatgjata për mendimin tim.
 

heisenber9

Well-known member
Dmth nëse ty të pëlqen dhe blen një produkt X, dhe ky produkt nesër e ndryshon emrin e bën Y, ti nuk do ta blesh më vetëm për këtë ndryshim? Nuk besoj se klientët largohen vetëm me kaq. Madje besoj se afatshkurtër nuk ka shumë rëndësi. Brandimi ka më tepër rezultate afatgjata për mendimin tim.
Ndryshimet i bejne njerezit konfuze dhe mund te ngaterrohen ose te krijojne pershtypje jo te mira per ty.
 
Top