A duhet te paguaj qera me te larte per te paguar muajt e karantines?

Drishti

Well-known member
Biznesi im ishte ne listen e aktiviteteve te mbyllura gjate periudhes se karantines. Duke qene se nuk e dija sa gjate do te vazhdonte, ndalova se paguari qerane e ambienteve dhe qeradhenesi me tha qe mund t'i lija pajisjet derisa te gjente dike tjeter. Tani qe lejohemi te punojme, u ktheva si zakonisht, sepse gjate kesaj kohe nuk kishte gjetur askend per te marre me qera vendin. Por, tani qeradhenesi me kerkon te rrise qerane per te paguar pak nga pak muajt qe nuk kam qene. Marreveshja nuk ishte keshtu, sepse une e kisha lene vendin dhe tani po e rikthehem.

Pajisjet i kam lene aty sepse me tha vete dhe nuk eshte faji im qe nuk ka gjetur njeri tjeter gjate kesaj kohe. Nuk kemi kontrate dhe nuk me detyron dot ligjerisht te paguaj, por nuk me le te rikthehem pa rene dakort per cmimin e ri te qerase. Te kerkoj vend tjeter do me kushtonte shume, por edhe te paguaj me qera me te larte me bie shtrenjte. Cfare me keshilloni te bej ne kete rast?
 

summer vibes

Well-known member
Duke qene se je pa kontrate, e vetmja gje qe mund te besh eshte te merresh vesh me mirekuptim. Meqe nuk ka gjetur njeri tere kete kohe, as atij nuk i leverdis qe te largohesh, keshtu qe thuaji qe nuk ke mundesi te paguash ose bej pazar qe ta ulesh pak te pakten. Dhe sigurohu qe kesaj here te besh kontrate, qe te mos kesh me keshtu problemesh.
 

krista

Well-known member
Po as qeradhenesi nuk ka faj. Kur ty te bie shtrenjte te paguash pak nga pak qerane e munguar, imagjino cfare humbjeje ka pasur ai pa marre qera fare per keto muaj. Gabim ka bere qe nuk eshte sqaruar qe ne fillim qe kur te ktheheshe do te paguaje dhe muajt e munguar. Gjithsesi, nese do te qendrosh te i njejti vend per nje kohe te gjate, do te te keshilloje te kishe marredhenie te mira me qeradhenesin. Meqe jeni dhe pa kontrate, mund te te nxjerre ne momentin e pare qe do te gjeje kandidat tjeter.
 

CoCo

Well-known member
Nuk mendoj se duhet te pranosh. Qeradhenesit nuk do t'i leverdise te te largoje, sepse eshte veshtire te gjesh qeramarres per ambiente te medha biznesi. Nese ka dashur pagese, te te kishte thene me perpara. Nuk eshte se ka harruar, thjesht ka dashur te gjeje te tjere, dhe tani qe nuk i ka gjetur kerkon qerane. Eshte shume pa kuptim, beja te qarte se nuk do te paguash dhe me shume mundesi ka per te te lejuar te rikthehesh.
 
Top