A duhet te miratohet ligji per kriptomonedhat?

Bledar

Active member
Lexova qe ishte propozuar nje ligj per zyrtarizimin e kriptomonedhave ne Shqiperi. Nese miratohet, do te behemi vendi i trete ne Europe pas Maltes dhe Frances, qe ka legalizuar perdorimin e kriptomonedhave.

A mendoni se duhet marre nje hap i tille, duke marre parasysh qe ne tere boten ka nje skepticizem ne lidhje me kriptomonedhat? Duke i shtuar kesaj edhe problemet qe ka Shqiperia me informalitetin dhe pastrimin e parave, besoni qe duhet te presim fillimisht per te pare se si do te performoje kjo forme e re shkembimi parash ne shtete te tjera me ekonomi me te shendetshme?
 

ervis

Member
Nuk kuptoj dobine e ketij ligji. Cfare perfitimi do i sjellin ekonomise bitcoin-i dhe etherium? Pastaj ja u miratua, kemi ne njerez te kualifikuar ne Shqiperi per te mbikeqyrur dhe kontrolluar kete sektor te ri te ekonomise? Duke marre parasysh edhe historine tone me skemat piramidale, besoj se nuk jemi shtet qe ia del mire me "inovacionet" financiare.
 

$hrek

Active member
Krahasimi i firmave piramidale me kriptomonedhat, nuk ka lidhje fare. Nuk kane asnje gje te perbashket qe te thuash nuk duam kriptomonedha se u dogjem njehere me firmat piramidale.

Besoj se eshte heret akoma per Shqiperine te lejoje kriptomonedhat, por heret a vone do te vije koha qe t'i perdorim. Jam i mendimit qe te filloje njehere nje edukim i pergjithshem se cfare jane e si funksionojne, perpara se t'i legalizojme.
 

jubei

Well-known member
Këtu nuk njohin kartën e kreditit e jo më kriptomonedhat. Më duket si ligj që shërben më tepër interesa të caktuara se sa ndonjë strategji ekonomike.
 

meri72

Well-known member
Jam i mendimit qe te filloje njehere nje edukim i pergjithshem se cfare jane e si funksionojne, perpara se t'i legalizojme.
Kjo eshte ide e mire, por si behet ky edukim? Ta bejme si lende ne shkolle? I bie qe do te kete informacion vetem brezi i ri qe gjithsesi do te doje disa vite derisa te filloje te merret me kriptomonedha. Ideja eshte qe te gjithe te kene informacion, por kriptomonedhat jane aq te nderlikuara sa edhe ekspertet financiare mezi i kuptojne.

Sic thote edhe @jubei, ne mezi perdorim kartat e kreditit, si kliente edhe si shites. Sa here qe dua te paguaj me karte krediti, do te me pyese kasieri nese kam cash dhe do te rrije nje ore duke e kaluar. Them se per nje vend si Shqiperia jemi vite drite larg nga kriptomonedhat.
 

$hrek

Active member
Kjo eshte ide e mire, por si behet ky edukim? Ta bejme si lende ne shkolle?
Kjo eshte nje menyre, por jo e vetmja. Mund te perdoret media per te shperndare materiale informuese, mund te krijohet nje website i dedikuar per te informuar qytetaret, etj.

Nuk eshte dhe aq e pamundur kur ekziston deshira. Neper fushata zgjedhore mesojme per programet e kandidateve edhe kur jemi ne gjume, keshtu qe nuk eshte aq e veshtire te informosh popullin per nje ceshtje te rendesishme.
 

ervis

Member
Krahasimi i firmave piramidale me kriptomonedhat, nuk ka lidhje fare. Nuk kane asnje gje te perbashket qe te thuash nuk duam kriptomonedha se u dogjem njehere me firmat piramidale.
Nuk po them qe eshte e njejta gje, por po them qe nuk duhet harruar se cfare ndodh kur i jep nje populli akses ne dicka per te cilen nuk ka shume informacion dhe qe nuk eshte e provuar akoma qe funksionon.
 
Top