A duhet te lajmeroj punedhenesin nese dua te hap vete nje biznes?

lotus17

Active member
Per momentin jam e punesuar diku, por kam deshire te hap edhe nje biznes timin. Ne kontraten e punes qe kam permendet fakti qe nuk duhet te bashkepunoj me konkurrente dhe nuk duhet te marr veprime ne kundershtim me interesat e punedhenesit.

Biznesi qe kam ndermend te hap do te jete ne njefare menyre konkurrent i punedhenesit aktual. Duke qene se nuk e di sa sukses do te kete, nuk dua qe ta le punen derisa te kem nje ide me te qarte se si do te ece. A duhet ta lajmeroj punedhenesin per kete sipermarrje apo nuk eshte e nevojshme? Dhe nese ka ndonje penalizim, a do te jete vetem nderprerja e kontrates apo mund te ndikoje ne sipermarrjen time?
 

meri72

Well-known member
Nese e lajmeron, ka shume mundesi qe te te heqin nga puna, sepse praktikisht po u thua qe nese ecen biznesi, do te largohem. Penalizimi per te cilin po pyet, duhet te sqarohet ne kontrate. Lexoje me kujdes dhe shiko cfare penalizimi ka. Mesa di une, nuk eshte se do te te ndikoje ne biznesin tend, thjesht do te nderpritet kontrata. Gjithsesi, rilexoje me kujdes ose jepja dikujt qe merr vesh nga ligjet dhe kontratat qe ta lexoje.
 

name of the rose

Well-known member
Mesa di une, nuk eshte se do te te ndikoje ne biznesin tend, thjesht do te nderpritet kontrata.
Kjo varet nga lloji i profesionit. Në profesione ku ke të bësh me krijimtari dhe zhvillim idesh, shpesh specifikohet në kontratë që nuk mund të përdorësh krijimet që ke bërë në punë, për përfitime personale në projekte të tjera.

Për shembull, nëse unë gjatë punës kam krijuar një teknologji të re, apo një krijim të ri artistik, kjo quhet pronë e punëdhënësit në shumicën e rasteve dhe nuk mund ta marrësh e ta përdorësh në një biznes tjetër, qoftë ky edhe i yti. Në këtë rast, punëdhënësi ka të drejtë të të ndalojë atë që ai e quan pronë të vetën intelektuale dhe prandaj penalizimi nuk është vetëm ndërprerja e kontratës.

Mirë është që të lexosh në kontratë për rastin tënd specifik dhe ndoshta të konsultohesh me ekspertë ligjorë.
 

Dhurata

Well-known member
Nëse e lajmëron besoj nuk do vonojë shumë që të të heqë nga puna. Më mirë shiko kontratën dhe nëse nuk je i qartë pyet dikë që mund të të ndihmojë.
 
E mira, që të jesh në rregull, është që ta diskutosh me punëdhënësin tënd. Por gjithsesi lexo me kujdes kontratën edhe përsa i përket afateve të ndalimit të konkurrencës dhe sanksioneve në rast shkelje.

Nëse shkel ndalimin për të bërë konkurrencë, duhet të zhdëmtosh dëmin që i shkakton punëdhënësit. Për pjesën e penalizimeve ligji e la lënë në dorë të marrëveshjes që është bërë në fillim midis palëve. Në marrëveshje mund të përcaktohet dënimi vetëm me gjobë, ose përveç pagimit të gjobës dhe dëmshpërblimeve të tjera të parashikuara, edhe ndalimin e veprimtarisë konkurruese.
 

ervis

Member
Dhe nese ka ndonje penalizim, a do te jete vetem nderprerja e kontrates apo mund te ndikoje ne sipermarrjen time?
Varet nga fusha ku je e punesuar, por gjithsesi edhe nese i tregon punedhenesit, ka mundesi te te hapin probleme ne biznesin tend sepse askush nuk do nje konkurrent me teper. Sigurohu qe ligjerisht te jesh ne rregull, por do te thoja ta shmangie sa me gjate dhenien e informacioneve per biznesin e ri.
 

Drishti

Well-known member
nuk dua qe ta le punen derisa te kem nje ide me te qarte se si do te ece
Nuk ka per te ecur nese nuk i perkushtohesh plotesisht. Nuk jam me kete filozofine qe te marresh risqe pa kthyer koken mbrapa, po nganjehere duhet te marresh vendime te prera, te vazhdosh biznesin ose punen.

Sa per pyetjen tende, vete me ka ndodhur qe nje ish punonjese hapi nje biznes konkurrent, por nuk kisha cfare t'i beja se edhe ne kontrate nuk kisha specifikuar gje. Nese e ke te specifikuar ne kontrate kete pjese dhe e ke punedhenesin te tille qe nuk e ka problem t'i futet gjyqeve, me mire tregoju. Po per mendimin tim, ska njeri nerva te merret me kete pune, keshtu qe sa me vone t'u tregosh, aq me mire.
 

$hrek

Well-known member
Këtu në Shqipëri, si vend i vogël dhe llafazan që jemi, merret vesh çdo gjë. Më mirë thuaja ti i pari se sa ta marrin vesh nga dikush tjetër.
 

Elisabeta

New member
Pershendetje,
Se pari, shqyrtohet kontrata e punes, nese eshte i percaktuar sakte ky detyrim dhe a eshte percaktuar zona perkatese etj.
Se dyti, ne rast se punemarresi i mer njohurite prane punedhenesit aktual dhe hap nje aktivitet ku shfrytezon pikerisht keto njohuri dhe i ben konkurence punedhenesit te meparshem, atehere ketu kemi te bejme me nje veprim te ndaluar.

Zgjidhejt dhe marreveshjet egzistojne, por gjithmone duke pare kushtet ne te cilat gjendesh kundrejt detyrimeve kontraktuale aktuale dhe pozicionit te punes se deklaruar ne sistemin tatimor si kategori e punes se punemarresit.
 

jubei

Well-known member
Një gjë që nuk është përmendur është, se mund të kallëzohesh edhe për humbje fitimesh në rast se i bën konkurencë sipërmarrjes ekzistuese. Pra nuk është thjesht pozicioni aktual i punës në rrezik por edhe një dëmshpërblim i mundshëm nëse shkon situata në atë drejtim.
 
Top