A duhet te jap garanci per kredine e bleresit?

oaky

Well-known member
Kam nxjerre ne shitje ambientet e nje prej bizneseve qe kam mbyllur dhe kam marre nje oferte shume te mire. Por, personi qe deshiron ta bleje, do te marre kredi per ta blere dhe deshiron qe te jap une nje garanci per banken, ndryshe nuk ka mundesi ta bleje me cmimin qe kam ofruar. Oferta ishte shume e mire dhe me intereson qe keto ambiente t'i shes shpejt po kam frike qe ai mund te mos te kete mundesi te paguaje kredine dhe prona e paluajtshme qe do te jap si garanci do te jete ne rrezik. Ai thote se nuk do te arrije puna deri aty por gjithsesi risku ekziston. E kam vene re qe shume njerez qe njoh e perdorin kete si praktike po une vete nuk kam ndonje ekperience te tille. Mendoni se duhet te pres per ndonje oferte tjeter apo t'ia shes ketij personi?
 

Drishti

Well-known member
Vetem nese je shume ne hall per ta shitur, ne rast tjeter nuk do te ta keshilloja, aq me pak nese nuk e njeh bleresin.
 
Unë ju këshilloj që të mos pranoni në asnjë mënyrë të lini garanci një pasuri tuajën për dikë tjetër, aq më tepër një të panjohuri. Në rast se personi nuk do jetë në gjendje të paguaj kredinë askush nuk do mund tju mbroj sepse ju vetë me vullnet të plot keni dal garant.
 
Top