A duhet ta le biznesin e familjes per te ndjekur nje pune qe e kam me pasion?

alkimisti

Well-known member
Pershendetje,
Jam i punesuar ne sektorin e marketingut ne biznesin e familjes prej disa vitesh. Me rrogen jam i kenaqur dhe pritet qe te ngrihem ne detyre se shpejti kur xhaxhai im te dale ne pension.

Problemi eshte qe nuk ndihem shume i plotesuar te kjo pune, pasi edhe pse quhem se jam ne sektorin e marketingut, me shume merrem me ceshtje te pergjithshme te manaxhimit, nderkohe qe jam shume i apasionuar pas marketingut.

Kur e kam hapur si teme me familjen, habiten pse dua te kerkoj nje pune te re. Nderkohe qe ne libra e filma, kudo thuhet te ndjekesh endrren. Ju si mendoni, eshte arsye e mjaftueshme qe te le punen? Ka ndonjeri eksperience te ngjashme personale?
 

krista

Well-known member
S'mund te them qe kam ndonje eskperience te ngjashme, por do te te keshilloja te kerkoje per nje pune qe e ke me qejf, dhe te lesh kete qe ke kur ta gjesh. Diskutoje me familjaret qe po kerkon dicka te re, qe te mos ju vije e papritur dhe kur te gjesh nje pozicion te kenaqshem, lere biznesin e familjes.

Besoj se dhe atyre do t'ju beje me shume pune po te kishe fituar eskperience te vlefshme diku tjeter.
 

heisenber9

Well-known member
Punën te biznesi i familjes e ke gjithmonë të sigurt. Më mirë merru me atë që di të bësh më mirë në një punë që të pëlqen vërtet. Për më tepër që marketingu që ty të pëlqen hyn në punë kudo dhe besoj se nuk do ta kesh shumë të vështirë të futesh në tregun e punës. Mjafton të jesh i motivuar dhe i gatshëm për të mësuar dhe për të ecur para.

Vetëm se do të këshilloja mos të nisesh shumë nga librat apo filmat, sepse shumica e tyre japin historitë e suksesit, të atyre që ia kanë dalë. Mos mendo se do ecin gjërat vaj. Ndoshta do të të duhet të shkosh në shumë intervista pune pa asnjë rezultat apo do të të pushojnë nga puna kur shihet që nuk po jep sa duhet. Këto historitë e dështimit nuk bëhen shpesh filma kur nuk kanë fundin e lumtur që pritej.

Pyet 7 a 8 e bëj si di vetë, por çdo hap llogarite mirë dhe me gjakftohtësi. Kur punon shumë, atëherë ke më shumë fat ;)
 

rashomon

Well-known member
Nuk e kuptoj pse do të lësh punën që ke, kur ndërkohë thua që je në sektorin e marketingut. Nëse të pëlqen të merresh vetëm me marketing, lër detyrat e tjera që i quan të përgjithshme dhe merru vetëm me marketingun e biznesit. Për mendimin tim nuk ke pse kërkon vend tjetër.

Vetëm se do të këshilloja mos të nisesh shumë nga librat apo filmat, sepse shumica e tyre japin historitë e suksesit
Të njëjtën gjë them dhe unë. Shiko situatën konkrete ku je, mos u nis nga historitë e të tjerëve. Meqë e ke me kaq pasion marketingun, bëj më të mirën në vendin ku je.
 

Dhurata

Well-known member
Unë personalisht mendoj që të ndjekësh ëndrrën dhe duke qenë se ke biznes familjar, biznesin aty e ke, jepi një mundësi vetes. Mbase nuk do të fitosh të ardhura sa fiton te sipërmarrja familjare, por do shkosh me qejf në punë. Unë mendoj se suksesi vjen vetëm kur punon aty ku ti e ndjen veten të aftë dhe aty ku ti jep maksimumin e vetes, prandaj mos e kufizo veten vetëm se je pjesë e familjes sipërmarrëse.

Mbase filmat, librat kanë diçka të vërtetë. Thjesht sigurohu që kur të shkëputesh nga biznesi të mos pendohesh, sepse do kesh vështirësi në momentet e para dhe kjo është normale. Përpiqu! suksese
 
Top