A duhet të punësoj dikë për t'u marrë me Marketing-un?

suits

Member
Çkemi,
Mendoni se duhet patjetër të punësoj dikë specifik për t'u marrë me Marketing-un apo është diçka që mund ta bëj dhe vetë? Kam pak kohë që ndjek disa kurse marketingu online dhe nuk e di në duhet t'i vazhdoj apo të filloj të kërkoj për një agjent marketingu?
 

meri72

Well-known member
Varet nga biznesi që keni. Nëse është një biznes i madh, patjetër që duhet një agjent marketingu. Gjithsesi, vazhdoni të ndiqni kurset për t'ia pasur idenë e marketingut pak a shumë.
 

alkimisti

Well-known member
Duke qene vete agjent marketingu mund t'ju them qe asnje kurs online nuk zevendeson dike qe ka mbaruar shkollen. Biznesi do te perfitoje shume here me teper nga nje agjent profesionist marketingu se sa rroga qe do t'i jepni.
 

lotus17

Active member
Kjo varet nga lloji i biznesit që keni dhe madhësia e tij. Po në çdo rast punësimi i një profesionisti në një pozicionin të caktuar është më efiçente.
 

summer vibes

Well-known member
Duke qene vete agjent marketingu mund t'ju them qe asnje kurs online nuk zevendeson dike qe ka mbaruar shkollen. Biznesi do te perfitoje shume here me teper nga nje agjent profesionist marketingu se sa rroga qe do t'i jepni.
Nuk jam shume dakort per shkollen. Marketingu eshte me teper dhunti se sa dicka qe mesohet ne shkolle. Nese mendoni qe keni prirje per marketing, disa informacione te pergjithshme mjaftojne, nuk eshte e nevojshme te keni ndjekur nje shkolle. Gjithsesi jam dakort me faktin qe varet shume nga lloji i biznesit.
 

suits

Member
Biznesi që kam është një zyrë e vogël po doja të rrisja numrin e klientëve. Gjithsesi nuk e shoh të nevojshme të punësoj full time një agjent marketingu, po mendoja të merrja dikë në mënyrë të përkohshme
 

meri72

Well-known member
Biznesi që kam është një zyrë e vogël po doja të rrisja numrin e klientëve. Gjithsesi nuk e shoh të nevojshme të punësoj full time një agjent marketingu, po mendoja të merrja dikë në mënyrë të përkohshme
Meqënëse është zyrë e vogël provoni t'ia dilni vetë. Nëse pas dy-tre muajsh nuk shihni asnjë rezultat, punësoni dikë.
 

summer vibes

Well-known member
@summer vibes s'mund te krahasosh nje profesionist qe ka mbaruar shkollen me dike qe e ka marketingun si hobi
Po cfare meson ne shkolle njehere? Ne Shqiperi nuk ka as nje dege specifike per marketing, behet vetem si lende ne disa fakultete. Keta qe kane mbaruar jashte per marketing te kerkojne ca rroga marramendese qe nqs je biznes i vogel as nuk e con ndermend t'i marresh. Nga eksperienca ime, per biznese te vogla ia dilet shume mire vete.
 

Eri Dee

New member
Biznesi që kam është një zyrë e vogël po doja të rrisja numrin e klientëve. Gjithsesi nuk e shoh të nevojshme të punësoj full time një agjent marketingu, po mendoja të merrja dikë në mënyrë të përkohshme
Nese biznesi jote ka te bej me shitjet , atehere te keshilloj te maresh nje agjent shitje . Ne te kundert mendoj se eshte me mire te bashkpunosh me nje kompani marketingu .
 
Top