A duhet të ndryshoj vendndodhjen e dyqanit?

name of the rose

Well-known member
Kam një dyqan fizik, por shumica e produkteve që ofroj porositet online dhe u dërgohet klientëve në shtëpi. Pothuajse të gjithë ata që vizitojnë dyqanin, nisen nga faqja dhe mediat sociale, nuk është se e zbulojnë vetë dyqanin, sepse nuk ndodhet në një vend shumë të ekspozuar.

Edhe kur vijnë, ndodh shpesh që të ankohen që mezi e gjetën, ose më marrin në telefon për t'i orientuar. E zgjodha si ambient, sepse në fillim kur e hapa biznesin nuk kisha mundësi financiare për të paguar qeranë në vende më të favorshme. Tani me fitimet që kam, mund të shpenzoj pak më tepër për qeranë, por nuk e di sa do t'ia vlejë. Mendoni se do të rritet ndjeshëm numri i klientëve nëse kam një vendndodhje më të dukshme apo të vazhdoj në të njëjtën mënyrë?
 

ervis

Member
Per mendimin tim, nese po te ecen mire, kot te marresh ndonje vend me qera. Heren e pare mund ta kene veshtire te te gjejne, por kur u le pershtypje te mire, klientet rikthehen dhe rekomandojne edhe te tjere madje.

Mund ta ndryshosh vendndodhjen nese nuk ke mjaftueshem shitje dhe do te terheqesh kliente, por duke qene se shumica e produkteve thua se porositet online, me duket pa kuptim te shpenzosh per qerane, sidomos me cmimet qe kane shkuar tani.
 

stark

Well-known member
E ardhmja e shitjeve eshte online, keshtu qe me mire ato parate e qerase investoji ne ndonje gje tjeter ne biznes, per rritjen e cilesise se produktit ose ne marketing online.
 

CoCo

Well-known member
Nuk besoj se jemi ne te ardhmen e shitjeve online. Njerezit akoma duan te vizitojne dyqanet dhe t'i shohin vete produktet. Dhe ne kete rast vendndodhja eshte goxha e rendesishme, jo vetem qe te gjehesh kollaj, por edhe per te krijuar nje prestigj te caktuar. Per shembul, dikush do te bleje nje produkt me cmim te larte, nese dyqani eshte ne qender te Tiranes. Nese dyqani eshte diku ne nje lagje te periferise, eshte e pamundur ta blejne te njejtin produkt me cmim te larte.

Kete e di nga eksperienca, duke qene se kam dyqane ne vendndodhje te ndryshme. Edhe pse shumicen e kohes jane te njejtat produkte, klienteve u duket sikur po blejne cilesi me te larte te dyqanet ne zona me te njohura.
 

stark

Well-known member
Nuk besoj se jemi ne te ardhmen e shitjeve online. Njerezit akoma duan te vizitojne dyqanet dhe t'i shohin vete produktet.
Varet nga demografia qe synohet. Une vete per shembull, do te porosisja online edhe sikur 5 minuta larg te ishte dyqani. Nga ana tjeter, prinderit e mi nuk do te blenin kurre dicka pa e pare me syte e tyre nga afer. Ashtu si e ka pershkruar @name of the rose, mesa duket synon njerez qe blejne online, perderisa ka mjaftueshem shitje dhe ne kete rast kot te harxhoje per nje vend me qera te larte.
 

Drishti

Well-known member
Shiko njehere per vende specifike dhe pyet per qerane. Mund te ndodhe qe eshte me shtrenjte ose me lire nga cfare e mendon. Gjithsesi, ia vlen ta nderrosh vendin vetem nese po kerkon demografi tjeter klientesh. Keta kliente qe ke besoj do te vazhdojne te jene besnike, pavaresisht vendndodhjes.
 
Top