A është wordpress-i i përshtatshëm për të ndërtuar një website të thjesht biznesi?

Dhurata

Well-known member
Dëshiroj të ndërtoj faqen e biznesit tim me wordpress. Si mendoni a është wordpress i përshtatshëm?

Faqja ime ka faqen kryesore, faqen e kontaktit, faqen e artikujve dhe SEO të thjesht.
 
rashomon

Well-known member
Nëse vetëm kaq ke ndërmend të përfshish në website, atëherë mjafton. Por nëse në të ardhmen ke ndërmend ta zgjerosh me funksione të tjera apo parashikon që trafiku do të shtohet shumë, atëherë WordPress-i nuk është shumë i përshtashëm.
 
krista

Well-known member
Une e kisha per ca kohe me WordPress po pastaj doja te shtoja shitje online dhe me shpjeguan qe template aktual i WordPressit qe kisha nuk ishte shume i pershtatshem per kete pune, keshtu qe duhej nje website i ri nga e para. Sic thote dhe @rashomon , vetem per kaq sa thua mire eshte WordPressi, por mendo dhe per te ardhmen se cfare parashikon te realizoje website.
 
Unknown

Member

Wordpress eshte mjaftushem i mire per shitje online, templatet aktual jane 90% mbase me teper te pershtateshme per shitje, i vetmi problem do ishte mos integrimi i design por me pak aftesi sistemohet dhe ajo.

Wordpress mund te kete probleme te tjera ne varesi se sa e ngarkon por jo se nuk kryen procesin e punes.
Mbase personi qe ta ka ber ka dashur te bej nje tjeter.

Gjithsesi dhe te besh website te ri seshte e gabuar
 
hax0r

New member
Cdo gje varet nga parametrat e host-it(serverit).

Wordpress eshte nje nga platformat me stabel ne ditet e sotme, dhe mund te perballoje goxha trafik. Wordpress si software mund te perballoje edhe 200 mije perdorues online, por cdo gje varet nga parametrat e serverit, load balancers(nje lloj proxy qe perdoret per te rritur numrin e perdoruesve maksimal ne te njejten kohe, inodes(pak a shume limiti i file/folder qe ka serveri), RAM, Bandwidth etj.

Ne teori nuk ka limit sa mund te perballoje wordpress si software. Cdo gje varet nga serveri dhe rrjeti.
 
Poshnjari

Member
Nëse vetëm kaq ke ndërmend të përfshish në website, atëherë mjafton. Por nëse në të ardhmen ke ndërmend ta zgjerosh me funksione të tjera apo parashikon që trafiku do të shtohet shumë, atëherë WordPress-i nuk është shumë i përshtashëm.
Je shume gabim. Me wordpress mund te besh shume gjera. Por une do te thoja se nese do thjesht nje uebfaqe me disa faqe te perdori temple me html, css, dhe php. Num ngarkohet hosti, nuk ka nevoje per bandwith dhe as te kete shume hapsire ne hots. Por nese deshiron ta zgjeroi me kalimin e kohes, wordpress eshte zgjidhja me e mire.
 
Top