A është Inxhinieria fakulteti më i mirë?

rashomon

Well-known member
Biznesi im vepron në fushën e teknologjisë dhe shumica e punonjësve janë të rinj nga Universiteti Politeknik. Me të rinjtë nga fakultetet e tjera, Shkencat apo Ekonomiku nuk kam qenë i kënaqur, kurse nga universitetet private nuk kam punësuar askënd. Kam parë që dhe biznese të tjera të fushës janë më të kënaqur nga Inxhinieritë.

Po nga eksperienca juaj, keni një preferencë për sa i përket shkollës prej nga vijnë punonjësit?
 

oaky

Well-known member
Inxhinieria eshte universitet me vete, jo fakultet.

Nga eksperienca ime njelloj te gjithe jane, pervec atyre qe kane mbaruar ne privat qe jane me keq se keta te tjeret. Politekniku eshte universitet i akredituar, por kjo nuk do te thote gje sepse edhe Universiteti Bujqesor i akredituar eshte dhe niveli i aplikanteve nga ky universitet, per mendimin tim eshte shume per te ardhur keq.

Besoj se nuk ka ndonje ndryshim te madh ndermjet universiteteve ne Tirane.
 

Bledar

Well-known member
Them se varet nga studenti, nese ka mesuar nuk ka rendesi nga cila shkolle ka ardhur. Ne fushen e teknologjise njehere, nuk mendoj se kane mesuar ndonje gje ne shkolle, keshtu qe nuk ka shume rendesi se cfare kane mbaruar. Di qe inxhinierite jane te veshtira per t'u marre dhe besoj qe dikush qe ka mbaruar aty do te kete pasur kohe vetem per te mesuar lendet e shkolles. Nderkohe qe per te qene i kualifikuar, vetem ajo qe ke bere ne shkolle nuk mjafton.

Gjithsesi, bashkohem me mendimin e @oaky, niveli eshte pak a shume njelloj gjithandej, ndoshta ka qelluar rastesisht qe je me i kenaqur nga punonjes qe vijne nga nje shkolle e caktuar.
 

Waldo

Well-known member
Politekniku pranon nje numer me te vogel studentesh se UT, qe zakonisht perkthehet ne cilesi me te larte. Por ka edhe faktore te tjere si mesimdhenia, lendet qe studiohen dhe ne pergjithesi profili i deges qe mund te kene qene me afer asaj qe kerkon ti. Edhe universitetet private mund te nxjerrin studente te mire, megjithese pergjithesisht shihen me dyshim pa te drejte duke i futur te gjithe ne nje thes.
 

alkimisti

Well-known member
Besoj qe ca universitete vetem emrin kane qe nxjerrin studente te mire, nuk me duket e arsyeshme t'i gjykosh kandidatet se nga cili fakultet vijne per sa kohe jane te afte.

Sa per universitetet private, mendoj se mund te jene me mire sepse ofrojne me shume kushte per te praktikuar dhe bejne mesim me te rregullt. Ne shtet, nje profesor qe here vjen dhe here nuk vjen, u jep mesim me shume se 100 studenteve.
 

Donald

Well-known member
Une personalisht kam qene student ne nje fakultet shteteror dhe do te doja shume ta kisha patur mundesine te studioja ne universitet privat. Te ne pedagoget harronin te vinin, laboratoret ishin ne kushte te tmerrshme dhe nuk mesuam asnje gje ne shkolle. Mire eshte mos nisesh duke gjykuar universitetet ku kane studiuar, por te shikosh aftesite e studentit.

Vertete ne inxhinierite eshte e veshtire te marresh provimet dhe nese del mire tregon qe ke mesuar, por a vlen kjo? Nese nje student thjesht ka lexuar gjithe kohen ka dal mire ne provime sepse ka qene mbi libra per shume ore a eshte ai domosdoshmerisht i afte ne profesionin e tij? Sigurisht qe jo!
 

Arben

Member
@Donald mire qe e riktheve këtë postim, më kishte shpëtuar pa e parë. Nuk e kuptoj si mund të klasifikohet aftësia e punonjësit në varësi të fakultetit. Të gjithë e dimë mirë cilësinë e fakulteteve shqiptare dhe sa "të aftë dalin studentët". Unë fëmijët e mi të gjithë i kam dërguar në universitete private për disa arsye:

1. kanë fituar bursa nga mesatarja, kjo tregon që dija vlerësohet
2. kushte më të mira
3. pedagogët i trajtojnë si miq dhe i ndihmojë të gjejnë punë
4. ofrohen më shumë mundësi punësimi

Kështu që mos mendo se universitetet nxjerrin vetëm njerëz të paaftë.

por kjo nuk do te thote gje sepse edhe Universiteti Bujqesor i akredituar eshte dhe niveli i aplikanteve nga ky universitet, per mendimin tim eshte shume per te ardhur keq.
Ta siguroj që Univeristeti Bujqësor nxjerr njerëz shumë të aftë dhe u jep mundësinë për të shkuar jashtë më të mirëve.
 
Top